E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rachida Dati, shkelqimi dhe renia e nje ylli

Rachida Dati, si gjith
monë e veshur fir
mato dhe me një
palë taka të larta,
ndodhet në sallën e të
ngrënit të Ministrisë së
Drejtësisë për të konsumuar
një mëngjes paksa të vonë. Ka
vënë në buzë buzëqeshjen e
saj karakteristike dhe
shabllone, atë që përdor për
personat me të cilët nuk ka
ndonjëfarë konfidence. Ajo
është shndërruar tashmë në
një ikonë franceze dhe po në
njëfarë mënyre është simbol i
ndryshimit: është e para grua
myslimane që mban një post të
rëndësishëm qeveritar. Rachida
adhuron të shfaqet në kopertinat
e revistave të ndryshme,
por pozicionohet shumë në sulm
në mbledhjet me stafin dhe është
mjaft kritike e jo rrallë e ashpër.
Një nga karakteristikat që
nuk i mungon kurrë është edhe
devocioni i gjithëkahershëm për
Sarkozinë dhe politikat e tij të
krahut të djathtë. I pëlqen që t‘ua
kujtojë e përsërisë të gjithëve
rrugën e vështirë e të mundimshme
të jetës së saj, mënyrën se si
vetëm me punë dhe vullnet arriti
që nga një e kaluar shumë
modeste të ketë një të tashme të
realizuar dhe të suksesshme. Ka
nga ata që e quajnë "Hirushja" e
Pallatit Elize. Nëpër festa dhe
pritje të ndryshme të qeverisë,
ku ajo si gjithmonë shndrit në
veshjet e saj të shtrenjta, i pëlqen
të marrë pjesëtarë të ndryshëm
të familjes, kryesisht të atin, por
edhe vëllezërit, megjithëse njëri
prej tyre ia ka thyer zemrën duke
u futur në burg për trafik droge.
Për shumë arsye, fillimisht Dati
u shndërrua në një figurë mjaft
të njohur dhe popullore në
Francë. Shpejtësia e kësaj ngritjeje
ishte marramendëse, por të
mos harrojmë se shpesh ngjitjet
marramendëse dhe të menjëhershme
mund të shoqërohen nga
rënie po të tilla dhe përralla e
Datit ka nisur të ketë kapituj jo
fort të këndshëm sa fundi. Këtë
vjeshtë, 42-vjeçarja beqare
lajmëroi se po priste një fëmijë
dhe nuk do të publikonte në asnjë
mënyrë emrin e të atit e mbi
të gjitha nuk do të deklaronte
asnjë detaj të jetës së saj të komplikuar
personale. Pikërisht vitet e
fundit ajo është parë në shoqëri
të ndryshme dhe të shumta,
duke filluar që nga biznesmenë
milionerë e deri te disa nga politikanët
më në zë të kontinentit.
Ndër ta, edhe ish-kryeministri
spanjoll, Aznar, dhe ministri
francez i Sporteve. Të dy këta
kanë mohuar kategorikisht që
fëmija që pret ministrja është i
tyre. Por ky anonimat i atësisë së
fëmijës së Datit ka nisur të
shndërrohet në një satirë për
banorët e Pallatit Elize dhe për
vetë qeverinë franceze. Fëmija i
saj duhet të vijë në jetë në janar e
ndërkohë e gjithë kjo pritje po
koincidon me një nga krizat më të mëdha
të përjetuara nga Ministria e Drejtësisë.
Gjykatësit kanë dalë në rrugë në shenjë
proteste për atë çka e konsiderojnë një
ndërhyrje "të vrazhdë" të qeverisë në
pavarësinë e sistemit juridik. Dy ditë më
parë, në një lëvizje të paprecedentë, mbi
500 gjykatës dhe avokatë kanë nënshkruar
një letër, në të cilën sulmojnë "politikat
inkoherente" të Datit. Ndërkohë,
burgjet franceze janë të mbipopulluara
dhe me shumë probleme, që presin
zgjidhje urgjente. Në këtë situatë, të cilës
nuk po i jepet asnjë zgjidhje, ka spekulime
që Dati do të përdorë në janar
lindjen e fëmijës për t‘u tërhequr nga
politika, ose që ajo do të lëvizet nga pozicioni
i ministres nga Sarkozia, por nuk
mund të ndodhë kurrë që një ministër të
pushohet nga puna gjatë lejes së lindjes.
Ndër të tjera, Dati është pjesë e imazhit
presidencial të Sarkozisë dhe nëse Sarkozia
do të çonte nëpër mend largimin e saj,
do të thoshte që në radhë të parë të kryente
një veprim kundër këtij imazhi, pra
kundër vetes. Privatisht ajo thotë se do
të donte që të qëndronte në post dhe të
luftonte, madje me të gjitha mënyrat për
ta mbajtur atë. Ajo thotë se Pallati Elize
është plot me intriga ndaj saj nga kasta
e të "bardhëve" dhe elita konservatore.
Madje, ajo synon që të rikthehet në
tryezën e punës tre javë pas lindjes së
fëmijës. Dhe ambicioze siç është Dati
mund t‘ia arrijë çdo objektivi që i vë
vetes. Ambicia është një ndjenjë që ka
lindur bashkë me të dhe është kultivuar
që ditën e parë të ndërgjegjësimit se në
këtë botë ajo është forca shtytëse për të
qenë e suksesshme dhe për të arritur atë
që dëshiron në një jetë plot vështirësia
dhe padrejtësira, ku rregullat e lojës nuk
lejojnë të drejtin që të përparojë në
mënyrë të drejtë. Por kjo ambicie ajo e
di fort mirë, që nëse nuk do të shoqërohet
me punë do të jetë një dështim. Ajo
nuk i harron kohët kur i duhej që për të
mbajtur veten dhe një pjesë të familjes,
ndërsa studionte ekonomi, i duhej që të
kryente edhe shumë punë të tjera të
rëndomta. Një ndër qëllimet e jetës së
saj ka qenë që të tregojë një model tjetër
të femrës arabe, modelin e një femre
tashmë të lirë e plotësisht të aftë të shkollohet
e ta fitojë vetë bukën e gojës,
pa pasur nevojë që të varet nga burrat e
familjes. Ngritja e Datit është meritë e
këmbënguljes së saj, madje edhe me
vetë Sarkozinë që u shndërrua në
mbështetësin e saj njohja dhe historia e
bashkëpunimit kanë të bëjnë pikërisht
me këmbënguljen për të qenë pjesë e
stafit të tij kur ai ishte në pozicionin e ministrit
të Mbrojtjes në vitin 2002. Ajo e bombardoi
me letra e ide dhe më në fund arriti
që ta bindë se ishte personi i duhur që
mund të merrej me disa çështje të caktuara
të ministrisë. Menjëherë pas kësaj ajo
mori një pozicion këshilltareje. Por ajo kurrë
nuk e kishte menduar që do të merrej
me politikë, e madje do të kishte pasur një
shans për të qenë një ministre e rëndësishme
e kabinetit, por ja që situata erdhi
në favorin e saj dhe në vrullin e momenteve
të krijimit të qeverisë së re franceze,
pas zgjedhjeve presidenciale, Sarkozisë i
vajti ndër mend edhe për bashkëpunëtoren
e tij të zellshme dhe ambicioze, që
ishte sigurisht femër dhe myslimane. Promovimi
i saj në një post ministror do të ishte
shumë i rëndësishëm dhe mbi të gjitha
do ta bënte qeverinë shumë popullore. Në
fillim, si Sarkozi, ashtu edhe Dati e kuptuan
se në fund të fundit i përkisnin të njëjtës
sërë, pra të dy ishin emigrantë, ose
bij emigrantësh, ndaj i duhej
që të mbronin vetveten.
Kjo ka shumë mundësi
të ketë qenë edhe shkaku
i afinitetit të
tyre të madh, gjithmonë
para se
Sarkozi të realizonte
martesën e tij të
tretë. Por ka pasur
edhe një person të
tretë që ka ndikuar
shumë në ngritjen e
yllit të Datit. Ajo është
ish-gruaja e Presidentit
francez, Cecilia
Sarkozi, e cila ia shtiu në
vesh që vendosja e Datit në
një pozicion të rëndësishëm do të
ishte një punë me mend nga ana e Presidentit.
Vetë Cecilia, gjatë viteve të fundit
të bashkëjetesës, kishte poste shumë të
rëndësishme përkrah të shoqit dhe konsiderohej
si një nga këshilltaret më të afërta
dhe me më influencë të tij. Por që të lançoje
Datin, duhej që më parë ta trajnoje atë, pasi
ajo, pavarësisht vetëbesimit dhe ambicies
së madhe, nuk kishte përvojë në çështjet e
politikës dhe publikut dhe mund të bënte
gafa, të cilat do të përdoreshin më pas me
sukses nga kundërshtarët e saj. Kjo ishte
shumë e vërtetë, sepse me daljet dhe intervistat
e para televizive, Dati e shfaqi qartazi
mungesën e përvojës dhe mbi të gjitha
edhe të një lloj kompetence në lidhje me
disa çështje specifike të drejtësisë franceze.
Megjithatë, pavarësisht gafave të para,
fakti që ajo ishte një femër dhe bijë emigrantësh
i dha shumë popullaritet te
njerëzit dhe brenda një kohe të shkurtër
ministrja u shndërrua në një fenomen mediatik.
Ajo nisi që të dilte më e qartë, më e
vendosur dhe më e përgatitur në intervistat
apo daljet publike dhe pak nga pak të
rindërtonte imazhin e prishur në fillim. Por
duke iu rikthyer ish-gruas së Sarkozisë,
prezenca e saj, aq sa e ndihmoi fillimisht,
aq edhe i prishi punë pas divorcit, pra
kur Cecilia e la Sarkozinë për dikë tjetër.
Që nga ai moment, aq më tepër kur në
lojë hyri gruaja e tretë e Presidentit,
marrëdhëniet e Datit me shefin e
madh ishin ngushtësisht profesionale.
Për më tepër që ajo i qëndroi besnike
Cecilias gjatë gjithë periudhës së vështirë
të divorcit, por për këtë nuk u
dënua nga Sarkozi, madje ky i fundit
tani që kishte mbetur pa një zonjë të
parë e merrte Datin me vete për të
mbuluar anën femërore të udhëtimit.
Në atë periudhë ajo u bë e njohur si një
grua që vishej me stil, por edhe me
gjëra mjaft të shtrenjta, që ndoshta i
preferonte sepse kishte pasur mungesa
të mëdha në fëmijërinë e saj. Me
ardhjen e zonjës së re në Elize, nisën që
të qarkullonin shumë barsoleta në
lidhje me marrëdhëniet mes të dyjave.
Kishte nga ata që kishin dëgjuar se Carla
i kishte thënë një herë Datit se fatkeqësisht
përpjekjet e saj për t‘u bërë
zonjë e parë e Francës kishin dështuar,
apo të tjerë që thoshin e se
kishin dëgjuar Carlën që
ta urdhëronte Datin që
të mos i telefononte
të shoqit çdo ditë
në pikë të sabahut.
Ky ishte
tregues i distancimit
të Datit
nga rrethi i
afërm i Presidentit
dhe kjo
ka bërë që ajo
tashmë të mos
ketë më ku të
mbështetet. Ministria
e saj ka një buxhet
shumë të vogël dhe
kjo i jep pak mundësi për të
manovruar në lidhje me zgjidhjen
e krizave të njëpasnjëshme të sistemit
gjyqësor. Tashmë posti i saj është bërë
i vështirë për t‘u manovruar. Megjithatë,
ajo e di se do të shpërblehet, ose
nuk do të hiqet nga posti, vetëm në rast
se do të jetë besnike e Presidentit dhe
do të zbatojë me përpikmëri politikat
dhe direktivat e tij. Por kjo ka bërë që
marrëdhëniet e saj me gjykatësit të
jenë aq të këqija sa tani as vetë Sarkozi
nuk ka më shumë në dorë për ta shpëtuar,
apo mbrojtur. Në fakt, sipas personave
pranë Presidentit, ai nuk ndihet
i braktisur nga Dati, sepse ajo i ka
përmbushur me përpikmëri të gjitha
direktivat e tij, por Sarkozi është i zhgënjyer
nga mospërmirësimi i
mënyrave të të sjellurit të Datit dhe
mospërsosja e saj si figurë politike.
Tashmë duket se ngjitja shumë e
shpejtë në pushtet ka qenë e parakohshme
për Datin dhe se do të kishte
qenë më mirë sikur gjërat të kishin
ardhur gradualisht. A do të jetë kjo një
provë që Dati nuk do ta kalojë? Kësaj
nuk i dihet, por ajo që është e qartë
dhe e dukshme, është se ylli i saj
ndodhet në të perënduar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›