E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, vetëvaret në banesë ish-polici i FNSH

 

FIER - Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur në tualetin e banesës në kushtet e depresionit të rëndë nervor. Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia lokale ka deklaruar se bëhet fjalë për një vetëvarje në kushte të rënda psikike, pasi 50-vjeçari vuante prej vitesh nga depresioni. Kanë qenë familjarët e viktimës ata që kanë konstatuar të parët aktin vetëflijues të njeriut të tyre. I vetëvaruri quhet Lavdosh Goxhaj, 50 vjeç, ish-polic në FNSH, i liruar nga detyra dhe banues në lagjen "Liri" të qytetit të Fierit. Fakti që ai vuante nga çrregullime mendore është pranuar dhe nga familjarët e tij, të cilët kanë zbardhur për grupin hetimor rrethanat dhe shkaqet e këtij vetëflijimi. Sipas tyre, në mbrëmje ai ka shkuar për të fjetur në dhomën e tij të gjumit dhe mesa duket kishte vendosur më parë të kryente vetëvrasjen. Pak minuta më vonë familjarët e kanë gjetur atë të varur në llambën e tualetit. Në momentin që familjarët e tij kanë hyrë në banjë e kanë gjetur pa jetë 50-vjeçarin. Ata janë përpjekur t'i shpëtojnë jetën duke e dërguar me urgjencë në spitalin rajonal, por çdo gjë ka qenë e kotë, pasi ai kishte vdekur. Policia, e cila mori informacionin në lidhje me këtë ngjarje, ka shkuar menjëherë në banesën e Goxhajt, ku është njohur me rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Mësohet se janë marrë në pyetje familjarët dhe zyrtarisht policia ka deklaruar se bëhet fjalë për vetëvarje në kushtet e rënda psikike. Gjithsesi në ditët në vazhdim pritet që ekspertët mjekoligjorë që do i bëjnë autopsinë të dalin me një konkluzion për këtë rast.             m.r.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›