E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, vetëvriten 2 shtetas në Durrës

08/01/2009  “Të shtyrë” prej varfërisë

Dy shtetas i kanë dhënë fund jetës së tyre duke përdorë mjete rrethanore. Selami Rexhepi dhe Xhevahir Vata kanë marrë vendimin e vetëvrasjes në kushtet e një tronditje të rëndë psikike. Viktima i lindur dhe banues në Durrës i moshës 40 vjeç ka pirë helm dhe doza e madhe e fostoksinës ka dhënë efekt të menjëhershëm duke mos u krijuar asnjë premisë bluzave të bardha për ta marrë në dorë e për t’i shpëtuar jetën. Pak orë pas këtij krimi policia e Durrësit është vënë në alarm ngase është njoftuar për një tjetër vetëvrasje. Këtë herë ngjarja ka ndodhur në periferi të Shkozetit ku i riu 32-vjeçar Xhevahir Vata i lindur në Tropojë dhe banues në lagjen numër 14 është parë i varur në banjën e shtëpisë. Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se Selim Rexhepi kishte pësuar prej kohësh goditje të fortë psikike, ndërkohë që në Spitalin Ushtarak ku është dërguar është deklaruar konsumimi i fostoksinës. Edhe viktima e dytë, Xhevahir Vata mësohet se është vetëvrarë duke përdorë litarin e lidhur në derë të banjës. Në kohën që trupi i tij është këqyrur nga ekspertët e mjekësisë ligjore është deklaruar se në qafën e 32-vjeçarit kishte brazdë mbytjeje shkaktuar nga tërheqja e fortë e litarit në kohën e lëshimit të trupit. Viktima është gjetur nga e motra, e cila pasi është shqetësuar prej vonesës së të vëllait i është drejtuar banjës që gjendet në pjesën e pasme të banesës. Atje ajo ka parë litarin dhe më pas edhe të vëllanë e vetëvarur. Viktima ishte i papunë dhe familja vuante krizën e rëndë ekonomike. Trupi i viktimës i është dhënë familjarëve vetëm, pasi ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore, e cila është kryer në morg. Ndërkohë policia ka deklaruar se rastet e vetëvarjes dhe vetëhelmimeve janë shtuar nga viti në vit në këtë qark.

Xh. Gradica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›