Deputetë dhe prokurorë do të kalojnë në sitën e ILDKP-së
30/04/2009 ILDKP gjobit edhe 27 zyrtarë që nuk kanë deklaruar në kohë pasurinë
Llalla: Të përmirësojmë imazhin e të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë
Katër deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, një këshilltare e Kryeministrit Berisha, prokurori i dosjes “Gërdeci” dhe zëdhënësja e Partisë Demokratike janë emrat mes 166 të tillëve, deklarata e pasurisë së të cilëve do të kalojnë në kontroll të imtësishëm. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka hedhur dje shortin me ndihmën e publikut dhe ka përzgjedhur 4 % të subjekteve deklarues (4142 zyrtarëve) mes të cilëve bien në sy deputetët Erion Braçe, Arben Isaraj, Rajmonda Stefa dhe Vangjel Dule, këshilltarja e Kryeministrit Suzana Guxjholli, prokurori i prokurorisë së Tiranës Sokol Stojani, zëdhënësja e PD-së Erla Mëhilli etj. Këta dhe 159 të tjerët do të kalojnë në kontroll të plotë, faza më e rëndësishme e kontrollit dhe më i detajuari që kryhet nga ILDKP-ja. Procedura e shortit këtë vit mbart në vetvete një risi, pasi përzgjedhja e subjekteve në short u bë nga vetë qytetarët, të cilët kishin mundësi të tërhiqnin mbi katër mijë zarfe me numra, të cilët u korrespondonin të gjithë zyrtarë që janë subjekte deklaruese në ILDKP. Po dje u prezantua lista e zyrtarëve që kanë shkelur afatet e dorëzimit të deklaratës së pasurisë. Nga rakordimet që ka bërë ILDKP-ja rezulton se 27 subjekte nuk e kanë përmbushur afatin ligjor për dorëzimin e deklaratës së interesave private periodike/vjetore. Këta zyrtarë në pjesën më të madhe janë drejtues lokalë të zonave më periferike të Shqipërisë, ndërkohë që të gjithë zyrtarët e lartë dhe të mesëm të nivelit drejtues e kanë respektuar afatin ligjor. Krahasuar me vitet e mëparshme, këtë vit është vënë re një ndërgjegjësim i lartë i zyrtarëve për respektimin e afateve ligjore. Këta 27 zyrtarë janë gjobitur nga ILDKP-ja me gjobë në masën 20-25 000 lekë. Nëse brenda 30 ditëve nga sot ata sërish nuk do të deklarojnë pasuritë e tyre, ILDKP-ja do t’i kallëzojë penalisht. Në fjalën e tij inspektori i përgjithshëm i ILDKP-së Adriatik Llalla e cilësoi aktivitetin si mënyrën më të mirë për të shndërruar urat aktuale të bashkëpunimit ndërmjet institucionit nga njëra anë dhe publikut nga ana tjetër, në struktura solide mbi të cilat duhet të kalojë kushdo që merr mandatin nga populli dhe përfaqëson atë në të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore e vendore. “Sot jemi bërë pjesë e një bashkësie që ka për objektiv madhor përmirësimin e imazhit të të zgjedhurve dhe të nëpunësve publikë. Në këtë mënyrë ne do të ndihmojmë në përmbushjen e aspiratës sonë kombëtarë: integrimin e Shqipërisë në familjen e vendeve të zhvilluara demokratike”, - tha ai.
ILDKP apelon “Ndojën”
ILDKP-ja ka apeluar vendimin e prokurorisë për të pushuar hetimin e gjykatës së Tiranës në Gjykatën e Apelit lidhur me prokurorin e Durrësit Arian Ndoja për fshehje të pasurisë. Sipas këtij institucioni, Ndoja, që disponon një pasuri prej 800 mijë eurosh, ka mundur të justifikojë vetëm shumën prej 100 mijë euro. “Emërtesa e këtij subjekti në mosrespektim të ligjit dhe të etikës administrative nuk reagoi dje ndaj kërkesës sonë. Njëherazi mendoj se ka ndikuar edhe marrja e vendimit të pushimit të çështjes nga prokurorët më të ulët. I vetmi institucion që ka reaguar lidhur me kërkesën tonë ka qenë Drejtoria e Përgjithshëm e Tatimeve, e cila ka gjobitur këtë subjekt për evazion fiskal”, - tha Llalla. Drejtoria e Përgjithshëm e Tatimeve e ka gjobitur Ndojën me 19 milionë lekë për evazion fiskal.