E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria pranon kërkesën e KQZ-së për shtesë fondi

30/04/2009  Institucioni kërkoi rreth 114 milionë lekë

Qeveria shqiptare i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ti shuar buxhetit të tij për përgatitjen e procesit të ardhshëm zgjedhor rreth 114 milionë lekë. Burime nga ky institucion konfirmuan për “Metropol” se përgjigjja është dërguar në KQZ nga Ministria e Financave dhe pritet që të marrë vendimin e prerë edhe nga Këshilli i Ministrave. Në mesin e muajit mars institucioni qendror i zgjedhjeve i dërgoi një kërkesë qeverisë, përmes së cilës i kërkonte edhe një buxhet shtesë prej 114 milionë lekë për buxhetin që do të akordohet për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Kërkesa erdhi pas miratimit prej tij të strukturës së shpenzimeve buxhetore për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2009, që në total kap shifrën 714 milionë lekë, ndërkohë që qeveria ka akorduar për KQZ-në vetëm 600 milionë lekë. Sistemi i survejimit të procesit të numërimit të votave në vendet e numërimit të votave sistem i cili aplikohet për herë të parë në historinë e proceseve zgjedhore në vendin tonë, kap shifrën 203 milionë lekë. Është pikërisht ky zë shtesë në strukturën e shpenzimeve buxhetore të KQZ-së për zgjedhjet e përgjithshme kuvendore. Sipas vendimit më të fundit të KQZ-së, do të përdoren monitorë me përmasa 32” për shfaqjen e fletëve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave. Ngarkohet Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të negociojë me shoqërinë fituese për efektet financiare në vlerën totale të kontratës. Për specialistët e jashtëm për procedurat prokuruese masa e shpërblimit do të jetë në vlerën 30 000 lekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›