E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputete te majte, sot vizite ne Rreshen-Kalimash

Deputete te opozites pritet te shkojne per here te pare sot ne aksin rrugor Rreshen-Kalimash per te pare nga afer punimet e rruges Durres-Kukes-Morine. Deputetet e Komisionit parlamentar te Integrimit, por dhe te te njejtit komision ne Kosove do te nisen sot, ne oret e para te dites, per nje vizite ne kete rruge. Se bashku me koleget kosovare, anetaret e Komisionit te Integrimit do te vezhgojne nga afer punimet ne rruges Durres-Morine. Gjate vizites, pritet te jene dhe deputete te opozite apo kryetari i komisionit, Ilir Meta, duke qene se behet fjale per dy komisione homologe. Ndersa Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka ftuar delegacionin nga Kuvendi i Kosoves per nje vizite treditore ne vend, nuk do te jete e pranishme ne kete vizite. Kryetarja Topalli shkoi vetem dy jave me pare ne kete rruge, per te pare nga afer punimet. Shtrimi i rruges Durres-Morine vleresohet si nje nga veprat me te medha te vendit nga maxhoranca ne pushtet. Por nuk eshte e njejta gje me opoziten. Te majtet ankohen se ne shtrimin e kesaj rruge po behen abuzime te medha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›