E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i PDK-se mbron punen e tij

Kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, njekohesisht ministri aktual i Shendetesise, hedh poshte idene e perfaqesimit te republikaneve ne kabinet me kete dikaster. Sipas Ndokes, nuk arsye qe Partia Republikane te kerkoj per t'u perfaqesuar ne qeveri me Ministrine e Shendetesise, sepse ajo eshte ne kulmin e reformave dhe po administrohet shume mire.

"Ministria e Shendetesise po kryen disa reforma te rendesishme, madje eshte ne kulmin e tyre dhe nga ana tjeter administrimi i deritanishem qe i eshte bere ketij dikasteri eshte me se i mire", deklaroi Nard Ndoka, ne nje konference per shtyp, diten e djeshme. Po keshtu, sipas Ndokes, qeveria duhet te krijohet ne baze te fryteve te punes se gjithsecilit dhe jo te varet nga deshirat personale te momentit. Sipas Ndokes, vendime te tilla nuk mund te merren ne menyre te njeanshme nga Kryeministri Berisha, por duhet te jene rezultat i tryezes se mazhorances.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›