E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti i PD-se kerkon ndryshime

Deputeti i Partise Demokratike, Prec Zogaj, u shpreh diten e djeshme per nevojen e nje ndryshimi te thelle brenda kabinetit qeveritar te drejtuar nga Kryeministri Berisha. Ne nje prononcim per mediet, deputeti demokrat rishprehu edhe qendrimin e tij per ndryshime te thella ne menyre qe ne qeverine e ardhshme te perfaqesohej sa me mire Partia Demokratike dhe vete mazhoranca. Sipas Zogajt, ndryshimet e detyruara ne qeveri duhet te japin te Kryeministri Berisha edhe shtysen per te bere nje tjeter rikompozim. Sipas deputetit te PD-se, nuk mund te kete me ministri dhe ministrat qe nuk zbatojne vendimet e gjykatave.

"Ne na duhet nje qeveri me perfaqesuese, nuk duhet te kete me ne qeveri ministra qe nuk zbatojne vendimet e gjykatave", deklaroi dje deputeti i PD-se, Prec Zogaj. Ne menyre te vazhdueshme Zogaj ka theksuar nevojen per ndryshime ne qeveri. Sipas tij, Berisha duhet te riformatoj edhe njehere kabinetin perpara zgjedhjeve te ardhshme parlamentare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›