Reforma dhe spiunet, dy jave kohe
Kuvendi merr persiper te realizoje ne dy jave reformen zgjedhore, ligjin e "spiuneve" si dhe buxhetin suplementar te shtetit. Ne Konferencen e Kryetareve, te zhvilluar dje, por dhe seancen e pasdites, deputetet rane dakord t'i japin fund dhe miratojne projekte qe per dy vite s'i kane mbyllur dot. "Brenda kesaj jave duhet te miratohet ligji per pastertine e figurave te zyrtareve te larte te shtetit", tha kryetari i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi. Per miratimin e tij, Patozi kerkoi dhe ndihmen e opozites. Nderkohe qe i njejti angazhim kerkohet dhe per reformen zgjedhore. Por ne kalendarin e dy javeve te fundit te punimeve te Kuvendit mungojne emrat e presidentit per anetare te Gjykates se Larte. Ato jane lene ne varesi te diskutimeve
Spiunet
Pozita dhe opozita bien dakord qe brenda muajit korrik ti japin fund reformes zgjedhore dhe ligjit per pastertine e figurave. Ne javet e fundit te punes per kete sesion, PD-PS dhane fjalen se do te arrijne rezultate edhe pse partite e vogla jane pesimiste mbi to. "Nuk kemi ende nje projekt ne dore per pastertine e figurave apo ndonje propozim konkret nga PD se si do te veprohet me te", u shpreh kryetarja e Grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj. Sipas saj, projektet e dorezuara ne Kuvend, nuk ekzistojne me sipas rregullores sepse kane me shume se nje vit te depozituar ne te. Ndaj, ajo kerkoi propozim konkret nga selia blu. Perballe ketyre kerkesave, Patozi u shpreh se projekti do te jete gati brenda kesaj jave, per t'i kaluar me pas Kuvendit per votim. Te njejten gje kreu i Grupit demokrat premtoi dhe per reformen zgjedhore, megjithese koha e mbetur ne dispozicion nuk premton. "Kemi tema te nxehta per te diskutuar e mbyllur brenda ketij kalendari si buxheti, kodi zgjedhor e ligji per pastertine e figurave te mos humbim kohe", tha Patozi, duke kerkuar mirekuptimin e opozites. Por deputete te partive te vogla politike jane mosbesues. Sipas kryetarit te Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, eshte e pamundur qe reforma zgjedhore te mbyllet brenda ketij muaji. "Ju nuk keni ende nje projekt ne dore. Si mund ta realizoni reformen kaq shpejt, vetem po te beni shkelje te renda procedurale", tha Gjinushi. Po keshtu u shpreh dhe deputeti i LSI-se, Spartak Braho.
Buxheti
Pozita dhe opozita debatuan gjate dje ne Kuvend mbi diskutimin e buxhetit suplementar te shtetit. Deputetet e opozites u ankuan se nuk i eshte lene kohe e mjaftueshme deputeteve per te diskutuar mbi nje ligj kaq te rendesishem. "Eshte e pamundur qe ne nje jave te vetme te diskutohet mbi buxhetin. Nuk e kemi akoma ne dore", tha kryetarja e Grupit socialist, Valentina Leskaj. Sipas saj, por dhe deputeteve te tjere te opozites, nisma te tilla kane nevoje per diskutime ne komisione, dhe qeveria eshte vone ne dorezimin e projektit te saj. Ndersa Erion Brace tha se buxheti suplementar duhet pare me shume kujdes, pasi ai ul investimet e huaja e ben nje ndarje te padrejte te fondeve. Por sipas Kryetares se Kuvendit, koha eshte e mjaftueshme. "Buxheti shtese, qe vjen ne Kuvend per te tretin vit radhazi, eshte nje ceshtje e rendesishme qe lidhet me investimet, me infrastrukturen, pasi flitet per para qe do te shkojne ne xhepat e shqiptareve. Ai i jep garanci ndertimit te rrugeve, rritjes se rrogave te uleta dhe pensioneve", tha ajo, ndaj do te diskutohet.