Jemin Gjana: Mund të qeverisim si Nea Demokracia dhe PASOK
Share
Deputeti demokrat, Jemin Gjana, me një karrierë të gjatë në PD, ka folur gjatë për GSH në lidhje me zgjedhjen e presidentit, ndryshimet në qeveri dhe aleancat zgjedhore.
Gjana e vlerëson figurën e Flamur Nokës në krye të Ministrisë së Brendshme. Ai thotë se është ndjerë mirë me këtë zgjedhje, por i pyetur nëse ishte kjo kandidatura më e mirë, ai tha se ishte një nga kandidaturat. I pyetur për mundësinë e bashkëpunimit të PD me FRD, ai nuk e përjashtoi diçka të tillë, duke thënë se PD ka treguar se nuk është e ngurtë me aleancat. Madje ai shtoi se nëse rezultatet e zgjedhjeve e imponojnë, ata mund të qeverisin si Nea Demokracia dhe PASOK në Greqi.