Efektet e vetëpëlqimit
Shpesh thuhet: sa të pëlqen vetja more djalë!...
Është një ton therës, kritik. Prandaj, ...
Ideja për të lënë një përshtypje të mirë na tundon shpesh, na krijon hera-herës edhe marrëdhënie të vështira me vetveten, na hedh në krahët e shpenzimeve të mëdha për të qenë të pranuar në shoqëri, sa më mediatik dhe për të qenë të përkëdhelur të shikimeve të të tjerëve, për t‘u lakmuar prej tyre. Njeriu, edhe ai i zakonshmi me mendimet e veta, me sjelljet e qëndrimet e tij, bëhet shpesh pre e vetëpëlqimit. Pikërisht këtu fillon drama me veten, derisa arrin në shpërfilljen e të tjerëve.
Sepse në fund të fundit vetëpëlqimi nuk është gjë tjetër përveçse mbivlerësim i vetes, i mendimeve të tua, i punës që kryen, i sjelljeve që ke dhe i qëndrimeve që mban.
Për të lënë një përshtypje të mirë... Deri këtu vetëpëlqimi është objektiv, konkret dhe pragmatist. Njeriu përkëdhelet nga kjo ide, i shërben asaj, harxhon për të, rrëmbehet prej saj dhe më në fund bie në lumin (llumin) e vetëkënaqësisë, pa mundur të notojë dot, pa arritur të dalë dot në bregun tjetër e që në një farë mënyre të shkundet, të vijë në vete.
Mashtrimi dhe hipokrizia, gënjeshtra dhe vjedhja, për shembull, kanë si burim të tyrin... vetëpëlqimin e madh, vetëvlerësimin e padukshëm e të tepruar.
Vetëpëlqimi të bën edhe kameleon shoqëror. Më 1785, Tomas Xheferson dha hipotezën se lajmet e gënjeshtërta mund të ndikojnë mbi vetë lajmëtarin: "Ai që i lejon vetes të thotë një gënjeshtër, i duket më e lehtë kur e përsërit këtë për herë të dytë e të tretë, deri sa kjo gjë bëhet një zakon; ai thotë gënjeshtra pa i mbikëqyrur ato, dhe të vërteta pa u besuar nga bota. Shpifja e gjuhës çon në shpifje të zemrës dhe me kohë shkatërron çdo të mirë të saj".
Në rrugën drejt vetëpëlqimit, neve na duhet të kalojmë nëpër plasaritjet e sjelljeve dhe qëndrimeve tona. Për të vijuar gënjeshtrën e tij, njeriu duhet se s‘bën të kalojë përmes saj, në mënyrë të vazhdueshme, derisa bëhet rob i vetë gënjeshtrës. I beson edhe vetë në mënyrë vrasëse. Kështu ndodh edhe me politikanët tanë të mjerë, kështu edhe me opinionistët, komentatorët e krahëve të ndryshëm, lajmëtarët - ose siç quhen ndryshe zëdhënësit. Më e bukura është se, për shkak të vetëpëlqimit maksimal, ngaqë sjelljet dhe qëndrimet e tyre që burojnë nga fjalët që thonë, çdo gjë që kryejnë e bëjnë e besojnë në shkallën më të lartë si një të vërtetë sublime.
Por "suksesi fillestar e ushqen vetëpëlqimin", thotë psikologu Sullivan. Dhe kjo është e vërtetë. Nëse ngjitesh në lartësitë e suksesit tënd (për shembull, kryetar bashkie, apo ministër etj.) dhe merr vlerësime pozitive, nis dhe e pëlqen goxha mirë vetveten, madje bie në dashuri keq me të. Vishesh natyrisht bukur, je mjaft i pëlqyeshëm, ke kërkesa edhe më të larta, por befas ke rënë në krahët e vetëpëlqimit të madh, këtij deti në kaos të padukshëm dhe prej tij nuk del dot më.
Sepse qëndrimet tona farkëtohen nga veprimet tona. Duke qenë se vetëpëlqimi është edhe vetëprezantim, ai ka lidhje të ngushtë me administrimin e përshtypjes, me vetëjustifikimin, disonancën njohëse (luftën e motiveve), duke mbetur rob i fjalës, i justifikimit të pamjaftueshëm...