E Diel, 1 Nëntor 2026

5% mbi pagë për mjekët e spitaleve

ISKSH do të lidhë kontrata me 39 spitale publike, nga të cilat 4 spitale në nivel terciar. Me aplikimin e kontratës së re mes ISKSH-së dhe spitaleve, synohet të hidhen konceptet bazë për përmirësimin e cilësisë në shërbimin spitalor.

Risi në kontratën spitalore të vitit 2010, është aplikimi i formave të reja të vlerësimit të performancës së mjekëve, nëpërmjet matjes së një seti indikatorësh. Njëri prej tyre është përqindja e kryerjes së operacioneve cezariane te gratë shtatzëna, kur është e ulët tregon performancë të mirë të maternitetit. "Synimi ynë është që një pjesë e pagesës së spitaleve të bëhet në bazë të plotësimit të këtyre indikatorëve, në mënyre që mjekët të kuptojnë se eficienca paguhet me buxhet shtesë. Në fund të vitit, ISKSH do të aplikojë dhënien e bonusit në masën 5% mbi buxhetin e planifikuar, si një metodë efikase për të stimuluar mjekët dhe për të rritur cilësinë e shërbimit", u shpreh drejtoresha e ISKSH-së", Elvana Hana. Sipas saj, një pikë tjetër e rëndësishme e kontratave me spitalet është ngritja e strukturës së shërbimit të recepsionit dhe arkëtimit, e cila do të regjistrojë dhe identifikojë lëvizjen e pacientëve si dhe përfitimin e shërbimit përkatës brenda spitaleve.

Lo. Mi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›