E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët e “Lëvizjes për mendim ndryshe” përballja e pabarabartë me miliarderët e Edvinit

TIRANE – Deputetët e “Lëvizjes për mendim ndryshe” në PS, Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami, Andis Harasani dhe një pjesë e anëtarëve të kryesisë socialiste, janë kundërshtarët e bojkotizmave të Edvinit. Por, këta deputetë, që kërkojnë kthimin e menjëhershëm të PS-së në Kuvend, pasi në të kundërt po cenohet legjitimiteti i kësaj force politike, janë të pafuqishëm përballë miliardave të deputetëve mbështetës të Ramës, të cilët po përdorin këtë të fundit, për të shmangur përgjegjësitë e tyre ligjore, lidhur me disponimin e pronave dhe pasurive që nuk përputhen me veprimtari ligjore. Kësisoj, këta deputetë, të pakët në numër, por që disponojnë të dhëna të vërteta, lidhur me arsyet e bojkotit parlamentar, po përpiqen të aktivizojnë një lëvizje për reformim brenda PS-së, legalizimin e mendimit ndryshe si dhe shporrjen nga partia opozitare, të miliarderëve që bëjnë jetë luksi me pasuri të dyshimta dhe për hir të mbrojtjes së tyre, po dëmtojnë të ardhmen e vendit. Disa nga deputetët kundërshtarë të bojkotit të parlamentit Marko Bello             Bashkim Fino         Ben Blushi             Andis Harasani         Kastriot Islami         Arben Malaj             Shpëtim Idrizi

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›