Shkodranët i deklarojnë Edvinit dhe byrekut Maqo: Me ty në krye, s’vijmë në pushtet as për një mijë vjet
Në Shkodër, kryetari mandatprerë e në menopauzë politike i PS-së si dhe byreku i tij Maqo e kanë ndjerë veten shumë ngushtë nga protestat e socialistëve, të cilët i kanë akuzuar ata se po luajnë një farsë, veç për të mbajtur nën frerë një parti që s’do të vijë kurrë në pushtet. Dy kandidatët uzurpatorë e vijuan fushatën për zgjedhjet e përgjithshme në PS, në qytetin e Shkodrës, por në vend të shpalosjes së “platformave”, u përballën me irritimin e shkodranëve. Sapo Rama ka nisur të flasë për atë që e quan “marrëdhënia e kushtëzuar me Parlamentin”, pyetja e shkodranëve ka qenë e pandryshueshme: “Ç’përgjegjësi mban për humbjen në zgjedhjet e 28 qershorit? Pse s’ke sërish strategji për bashkimin e së majtës”, ndërkohë që po vetë, shkodranët s’kanë ngurruar të thonë edhe përgjigjen e tyre: “Me Edi Ramën në krye të PS-së dhe pa kryer një bashkim të mirëfilltë të së majtës, socialistët s’do të vijnë në pushtet as për një mijë vjet”. Rama si gjithmonë ka humbur qetësinë kur ndodhet në vështirësi, megjithatë pjesën e budallallëqeve më të mëdha ia ka lënë “byrekut” Maqo që t’i thotë.
Tortura politike e Edvinit dhe e Maqos ka vijuar edhe në Lezhë, ku është shfaqur e njëjta rezistencë nga ana e anëtarësisë socialiste. Tashmë farsën e garës nuk e ha më njeri dhe duket se turi dhe propaganda edviniste do të ndalet pa nisur mirë, për t’u interesuar veç për përmbushjen e një dëshire; atë të uzurpimit të postit të kryetarit dhe daljen nga menopauza politike, 26 shtatorin e ardhshëm.
...