Kronika/Një udhëtim mes motiveve që shtyjnë Edvinin të qendrojë peng i 21 miliarderëve që ka sjellë në parlament

S’ka më dyshime se bojkoti parlamentar i Partisë Socialiste, lidhet me interesa të ngushta personale e klanore. Kjo konfirmohet nga burime brenda së majtës, kryesisht nga kundërshtarët e Edvinit, të cilët e denoncojnë këtë dekompozim politik të PS-së dhe njëherësh kërkojnë intensifikimin e punës së organeve hetimore, për të zbardhur pasuritë ekstraligjore të 21 miliarderëve të grupit parlamentar. Pra, nuk ekziston “krimi elektoral”, por krimi ligjor i Edvinit dhe 21 miliarderëve socialistë
TIRANE – Grupi miliarderë i deputetëve socialistë, siç edhe ka paralajmëruar prej kohësh, vazhdon të mbajë peng punimet e Kuvendit të Shqipërisë, në prag të realizimit dhe përmbushjes së kushteve reformatore, për afrimin e mëtejshëm të Shqipërisë me BE-në. Pjesa dërrmuese e deputetëve, pasanikë më të mëdhenj të Ballkanit, e kanë futur partinë e tyre, por edhe legjislativin e ri shqiptar, në një situatë kaotike dhe tepër komplekse, pasi në kushtet e presionit ndërkombëtar, salla e parlamentit, por edhe deputetët ligjvënës në tërësi, duhet të ngrenë kartonët, për reformat jetike, për arritjen e synimeve dhe objektivave të qeverisë, siç është liberalizimi i vizave brenda periudhës më të shkurtër kohore, nisur kjo nga presionet e vazhdueshme të shqiptarëve, për të lëvizur të lirë si të gjithë qytetarët evropianë. Por, një klikë kasnecësh, për hir të interesave të ngushta personale dhe rrezikut të hapur, për një penalizim të mundshëm ligjor për ta, zgjodhën të bojkotojnë punimet e kuvendit, pa afat, duke vënë në dyshim, vlefshmërinë e atyre 60 e ca mandateve dhe njëherazi edhe të punës së parlamentin në realizmin e reformave dhe detyrave legjislative.
Janë më se 21 deputetë të Partisë Socialiste, më të pasurit jo vetëm në vend, por edhe më gjerë, që janë të kapur nga afera të ndryshme antiligjore, të cilët po mbajnë peng zhvillimin normal të punimeve të kuvendit, për arsye të identifikimit të tyre si të implikuar në çështjet që përbëjnë hetim nga organet përgjegjëse, për shkelje të rënda të ligjit. Edi Rama dhe 21 miliarderët e grupit parlamentar socialist, kanë kërcënuar vazhdimisht për mos prezencë në punimet e kuvendit, duke e argumentuar vendimin e tyre, se më parë duhet të zbardhet “krimi elektoral” i 28 qershorit...! Ai është i vetëdijshëm, se realisht nuk bëhet fjalë për “krim elektoral”, pasi një term i tillë është thjeshtë utopik, porsa kohë zgjedhjet u vlerësuan nga vëzhgues vendas dhe të huaj, si më të mirat në historinë e Shqipërisë.
Por, pikëpyetja e Edvinit qëndron diku tjetër....Është problemi i hetimit parlamentar. I atij hetimi që tashmë është iniciuar dhe ndodhet në një shkallë të avancuar zbardhjeje të një veprimtarie totalisht në shkelje me ligjin të veprimtarisë së Edi Ramës në krye të bashkisë Tiranë. Në këtë mesele ai nuk është i vetëm, por ka pas vetes edhe plot 21 deputetë, të kapur nga pasurimi i dyshimtë i tyre dhe nga frika e një konfiskimi të mundshëm të pronave të vëna nëpërmjet dhunës dhe abuzimeve të rënda me ligjin. Këta 21 deputetë, numërojnë pasuri të konsiderueshme, prona në të gjithë vendin dhe në mënyrë të veçantë në parcelizimin e kryeqytetit shqiptar, Tiranën, duke përfituar nga Edi Rama, leje të panumërta ndërtimi.
Mandati i deputetit është një çështje që paraqet pak interes për këta milionerë...
Sigurisht që u intereson një Shqipëri e destabilizuar, një shtet me një sistem të vakët drejtësie, që nuk i ndjek dot deri në fund pasuritë e vëna në mënyrë të paligjshme e së fundmi, por më e rëndësishmja, atyre u duhet një shtet i cili nuk do të ketë legjitimitet që t’i ndjekë këta abuzues të ligjit, derisa t’i vërë para organeve të drejtësisë.
Por, që për fatin tyre të keq, Shqipëria tashmë është faktuar si një vend me një sistem drejtësie të rinovuar dhe të aftë për ti vënë para organeve të hetimit, jo vetëm Edvinin, por edhe 21 miliarderët e tij.
Deputetët pasanikë që sabotojnë të ardhmen e vendit
Erion Braçe
Fidel Ylli
Qemal Minxhozi
Sadri Abazi
Blendi Klosi
Agim Leka
Shegushe Ligori
Skënder Hasa
Valentina Leskaj
Arben Çuko
Gramoz Ruçi
Arta Dade
Mimi Kodheli
Ilir Beqja
Artan Gaçi
Besnik Baraj
Dashamir Peza
Eduard Shalsi
Enkelejda Shkreli
Namik Dokle
Vasilika Hysi
Deputetët ndërtues që kanë parcelizuar kryeqytetin si pasojë e bujarisë së kryetarit të bashkisë, Edi Rama
Dashamir Peza
Fidel Ylli
Enkelejda Shkreli (Artan Shkreli)
Sadri Abazi
Eduart Shalësi
Bashkim Fino
Valentina Leskaj (djemtë e saj)
Arta Dade (djemtë e saj)
Gramoz Ruçi