E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët e PD-së ndjekin nga afër situatën

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, dhe deputetët e PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferri dhe Igli Cara, kanë qenë dje gjatë gjithë kohës në spitalin e qytetit bregdetar, i cili u godit dje nga një ngjarje tragjike. Deputeti i Durrësit, Ferdinand Xhaferri, i cili ka shkuar në spital rreth orës 16.00, është shprehur se "e dënoj këtë akt, ku segmente kriminale i përgjigjen me armë ligjit dhe forcave që e mbrojnë atë". Deputeti Xhaferri shprehu gjithashtu edhe ngushëllime për familjet e katër policëve të vrarë. Në kampin demokrat, politika mbështet punën e vështirë të Policisë së Shtetit. Deputetët demokratë të Durrësit kanë shprehur mbështetjen e tyre për Policinë e Shtetit dhe u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të katër policëve të vrarë, të cilët Partia Demokratike i cilëson si dëshmorë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›