E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saba d‘Elia: E vlerësoj angazhimin e policisë

Ambasada italiane në Tiranë dënon aktin tragjik të ditës së djeshme në Durrës pranë pistës "Iliria" dhe vlerëson kontributin e Policisë së Shtetit në këtë aksion. Ambasada italiane vlerëson angazhimin e Policisë së Shtetit për kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajtit. Ambasadori i Italisë në Tiranë, Saba d‘Elia, shprehu dje ngushëllime për familjet e katër policëve të vrarë gjatë aksionit të kapjes së të shumëkërkuarit Dajti në Durrës. Ambasada italiane ka reaguar menjëherë pas ngjarjes, ku në deklaratën e saj për shtyp theksoi se "vlerësojmë angazhimin e Policisë së Shtetit dhe kapjen e autorit Dajti. Policia tregoi vullnet në luftën kundër krimit". Ambasadori italian në Tiranë, Saba d‘Elia, theksoi se e mbështet Shqipërinë në luftën kundër krimit. Qëndrimi zyrtar i ambasadës italiane ka ardhur menjëherë pas ngjarjes tronditëse të Durrësit dhe përpara qëndrimit zyrtar të kryetarit të Këshillit të Ministrave Sali Berisha. Ambasadori Saba d‘Elia shprehu dhimbjen e thellë për këtë ngjarje dhe ngushëllimet e tij për familjarët e katër policëve të vrarë. Duke vlerësuar punën e policisë shqiptare, ambasadori Saba d‘Elia shpreh ngushëllime për Ministrinë e Brendshme, për humbjen e katër policëve në krye të detyrës. "Dua t‘i shpreh ngushëllimet sa më të sinqerta familjarët e katër policëve që ranë në krye të detyrës. Dua të shpreh vlerësimin për këtë impenjim të Ministrisë së Brendshme për kapjen e këtij krimineli të rrezikshëm", u shpreh ambasadori italian. Sipas tij, ndërhyrja e policisë ishte një operacion i rëndësishëm për kapjen e këtij krimineli të shumëkërkuar prej vitesh. "/////Kjo, sipas meje dhe qeverisë sonë ishte jemi kaq afër Shqipërisë dhe që jemi të interesuar në luftën kundër krimit dhe na vjen mirë që policia shqiptare ka një angazhim të tillë, të cilin ne e mbështesim", tha ai. Deklarata e ambasadorit italian ishte një mbështetje e fortë dhe mesazh i fuqishëm për Policinë e Shtetit në një moment kaq delikat, ku shteti shqiptar u ndodh përballë një tragjedie kaq të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›