Stefan Çipa: Aksioni i policisë, i nxituar dhe i pamenduar mirë
Ish-ministri i Brendshëm, Stefan Çipa, e vlerësoi si të nxituar, të pamenduar mirë dhe një keqpërdorim i forcave të Policisë së Shtetit ngjarjen e djeshme që ndodhi në Durrës. Ish-deputeti socialist, duke bërë një analizë të ngjarjes, vlerësoi se ishin disa elementë që e bëjnë aksionin e Policisë së Shtetit si të pamenduar mirë, sa i përket orarit kur është kryer aksioni dhe vendi. Bëhet fjalë për vendin, një ndër vendet më të populluara në plazhin e Durrësit dhe orën, piku i qarkullimit të njerëzve. Por për ish-deputetin socialist, këtu ka një përgjegjësi politike, e cila nis që nga Kryeministri, ministri i Brendshëm dhe të gjitha nivelet e drejtuesve që vijnë më pas.
"Për mua është një ndërhyje e pamenduar mirë, në kohën dhe vendin e gabuar. Nuk është normale që të kërkosh të kapësh një të shumëkërkuar në plazh në kulmin e qarkullimit. Ndaj them që është plan i pamenduar mirë. Është tragjikë që të humbasësh jetën e katër punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të mos harrojmë se bilanci bëhet edhe më tragjik kur i shton këtu edhe viktimat e Kukësit disa muaj më parë. U bënë gjashtë punonjës të policisë që humbin jetën brenda disa muajsh", tha Çipa. Çipa kujtoi ngjarjen e ndodhur disa vite më parë, në të njëjtën periudhë po në qytetin e Durrësit, vrasjen e Gani Malushit, një ndër drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit. Sa u përket përgjegjësive politike të kësaj ngjarjeje, Çipa vërejti se ka një keqpërdorim të forcave të policisë e si e tillë përgjegjësi mban Kryeministri, ministri dhe të gjithë drejtuesit e tjerë të policisë, ndaj ata duhet të japin dorëheqjen. "Ka një përgjegjësi politike, e cila nis që nga Kryeministri dhe qeveria e tij. Këtu janë keqpërdorur forcat e policisë dhe bilanci është tragjik", vërejti ish-ministri socialist. Ai gjeti rastin që t‘u shprehë ngushëllimet familjarëve të viktimave.