E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huntelar: Do të zbres në fushë kundër Juves

Klas-Jan Huntelar është zyrtarisht sulmuesi i ri i Milanit. Holandezi kaloi pa asnjë problem vizitat mjekësore dhe më pas hodhi firmën në kontratën që e lidh për katër vjet me kuqezinjtë. Pas testeve mjekësore, 26-vjeçari iu bashkua skuadrës në Milanelo. Për mediat ai deklaroi: "Jam i lumtur, sepse gjithçka shkoi më së miri. Nuk e di me saktësi se kur do të debutoj me fanellën e Milanit, por do të jem në fushë kundër Juventusit (më 17 gusht), në takimin e vlefshëm për trofeun Berluskoni".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›