Valencia refuzon 20 mln euro nga Barça
Manuel Lorente, presidenti i Valencias, deklaroi në një konferencë për shtyp se klubi i tij nuk ka ndërmend t‘i shesë Barcelonës mesfushorin e krahut, Huan Manuel Mata. Ai theksoi se 21-vjeçarit nuk do t‘i përmirësohen as termat e kontratës që ka me klubin. Sipas Lorentes, kjo nuk është periudha e përshtatshme që futbollistët të kërkojnë rritje rroge. Gazetat spanjolle shkruanin se katalanët ishin të gatshëm të shpenzonin 20 milionë euro për të afruar lojtarin e talentuar në "Kamp Nou".