Deputetët e PS: Gjetëm fitil dinamiti
Një numër i madh deputetësh të Partisë Socialiste janë mbledhur mbrëmë në çadrën elektorale, pranë së cilës ndodhi shpërthimi i një bombole gazi. Deputetët e PS-së kanë qëndruar në kontakt me hetimet e ekspertëve të policisë. Ndërkohë, ata kanë ngritur pretendimet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe një fitil dinamiti, i cili u është dorëzuar efektivëve të policisë. Por nga ana e saj, në versionin zyrtar, Policia e Tiranës bën të ditur se sipas të dhënave paraprake rezulton se shpërthimi ka ardhur prej një bombole gazi, pasi brenda koshit janë gjetur copa të saj. Nga ana e tyre, ekspertët e policisë kanë qëndruar për disa orë në vendngjarje, ku kanë mbledhur të gjitha provat e gjendura aty.