Deputetet e PS: Koleget e PD deklarata pa vend
TIRANë- Pas deklaratës së deputetes së PD, Albana Vokshi se ishte e kënaqur për daljen e deputeteve gra të PS nga greva e urisë, vjen edhe reagimi i Shega Ligorit e Olta XHackës. Deputetja Ligori e cila iu nda grevës së urisë mbrëmjen e djeshme pas rëndimit të gjendjes së saj shëndetësore, deklaron se, zonjat e PD-së duhet të heshtin për hir të fëmijëve të tyre, dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë.
“I themi të gjithë matrioshkave ruse, që të vetmen meritë kanë të lëvizin gjuhën siç Saliu dëshiron, që ne në atë çadër kemi hyr për hir të fëmijëve tanë. Por ato zonja duhet që për hir të fëmijëve tanë, të heshtin. Ndërkohë që Shqipëria që ne duam të ndërtojmë, padyshim do të jetë e mirë për fëmijët e të gjithë shqiptarëve”, - u shpreh Ligori.
Ndërsa deputetja Olta Xhacka u shpreh se i vjen keq për deklaratat cinike të koleges Vokshi, ndërsa shtoi se në atë grevë urie po sakrifikojnë jetën në funksin të një qëllimi ku do të përfitonin të gjithë. “Dëgjuam komentet e koleges Albana Vokshi. Më vjen vërtet shumë keq që dëgjoj të tillë cinizëm të dalë nga goja e një kolegeje. Ndërsa kolegët tanë po kalojnë një situatë të vështirë, por jo vetëm kolegët tanë, por edhe shumë qytetarë shqiptarë në atë grevë urie, të cilët po sakrifikojnë jetën e tyre, kanë ndërmarrë një akt kaq sublim e kaq demokratik, në funksion të një qëllimi nga i cili do të përfitonin të gjithë, edhe Albana Vokshi. Dua ti rikujtoj koleges sime, se titulli njeri vlen më shumë se çdo hidrocentral edhe në këto kushte”, - deklaroi Xhacka.
(m.a/BalkanWeb)