Jashtë bie dëborë, për 10 ditë në Teatrin e Metropolit
TIRANë- Tragjikomedia “Jashtë bie dëborë!” nga Vicenzo Salemme do tëe vijë për pubikun shqiptar nga data 20 deri në 30 maj në Teatrin e Metropolit. Kjo vepër bën fjalë për bashkëjetesën e detyruar të tre vëllezërve të cilët i ribashkon testamenti pas vdekjes së nënës së tyre, Enzo, Cico, Stefano.
Protagonisti Cico, është një i sëmurë mendor. Një vëzhgues sipërfaqësor mund të mendojë se Cico është një i mjerë i shkretë: i paaftë për veten e tij, plotësisht i ndarë nga realiteti, por përkundrazi ai është një vëzhgues i mprehtë i realitetit që e rrethon, një zgjidhës gjenial i situatave të vështira, një person tallës i retorikës dhe i hipokrizisë njerëzore, pra një “hero i ndryshëm”.
Vepra është përkthyer nga Hervin çuli me regji të Najada Elmazit dhe do të ngjitet në skenë nën interpretimin e : Gentian Zenelaj, Ervin Bejleri, Alban Musa dhe Ledion Zoi. Skenografia është përgatitur nga Beqo Nanaj dhe kostumet nga Edlira Qyshka.
(m.a/News24/BalkanWeb)