Seanca e Kuvendit, Berisha: I kërkova Ramës bashkëpunim, mora reagim brutal
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur sot në Parlament, tha se i “kërkoi zotit Rama të bashkëpunojnë për sheshin “Skënderbej” dhe në vend të bashkëpunimit mori një reagim brutal”. “Unë jam sërish për ta ftuar, çështja e sheshit nuk mund të jetë çështje kundërshtirash midis kryetarit të Bashkisë dhe Qeverisë”, deklaroi Berisha. Ai tha se nuk e fton kryebashkiakun për kapital politik. Sipas tij, sheshi është simboli më kryesor i kryeqytetit, ndaj dhe vëmendja është mbi të.