E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët e Vetëvendosjes mund arrestohen

Nga Express më 22 shtator 2011 në ora 12:46

Aksioni djeshëm i aktivistëve të Vetëvendosjes ku rrokullisën një kamion me mallra serbe, si duket nuk do të kaloj pa pasoja.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka paralajmëruar sot se nëse vërtetohet që në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe deputetët të Vetëvendosjes atëherë ata do të arrestohen.

Ndërkohë sipas burimeve të portalit Indeksonline.net, gjatë aksionit të djeshëm prezent ishin edhe deputetët Glauk Konjufca e Liburn Aliu. Zyrtarët e Vetëvendosjes nuk e kanë komentuar zyrtarisht praninë apo jot ë deputetëve t saj në aksionin e djeshëm.

Ndryshe tashmë edhe Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar çështjen e imunitetit të deputetëve, dhe mënyrën se si ata mund të arrestohen.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›