E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët e pasur, edhe me kredi



Deputetët e së majtës, të cilët kanë deklaruar pasuri milionëshe në pasuri të patundshme apo edhe në llogari bankare, kanë deklaruar se kanë marrë edhe kredi. Kështu deputeti Xhemal Qefalia ka marrë një kredi në bankë për pajisje lokali, ndërsa deputeti tjetër Ahmetaj ka marrë kredi për investim, si dhe për të blerë tokë. Ai ka marrë kredi në shumën 100 mijë euro, marrë në vitin 2006, për investimin e projektit të Shallvareve. Shuma për t’u shlyer është edhe 72.675 euro. Kredi për të blerë banesë kanë marrë edhe deputetë, Mimi Kodheli e Gjokë Jaku. Deputetja e PS-së ka shlyer përfundimisht kredinë e saj. Deputetët kanë marrë kredi në afat të gjatë, për të realizuar dëshirat e tyre, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë marrë për të blerë pasuri të patundshme, kryesisht apartamente. Por një pjesë e tyre ka marrë edhe kredi për investime si në fushën e shërbimeve ashtu edhe në fushën e ndërtimeve kryesisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›