Deputetët francezë: Zgjedhjet në veri të korrekte
PRISHTINE- Delegacioni parlamentar francez, prezent në Kosovë me rastin e zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit vlerësuan pjesëmarrjen votuesve serbë në pjesën veriore të Kosovës. Anëtarët e këtij delegacioni, të përbërë nga Kristian Menar, deputet dhe Znj. Brizhit Bu, senatore, thanë se pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme ndonëse nuk ka qenë aq e lartë, siç do të dëshironin.
Delegacioni ka mundur të konstatojë në qendrat e votimit që i ka vizituar në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok dhe Graçanicë, se organizimi i përgjigjej krejtësisht kritereve ndërkombëtare në këtë çështje, thuhet në komunikatën e shpërndarë për shtyp. Delegacioni konsideron se këto zgjedhje paraqesin hapin e parë inkurajues në rrugën e normalizimit të raporteve mes komuniteteve dhe shpreson që kjo pjesëmarrje e mirë do të mundësojë vazhdimin e decentralizimit në dobi të dy komunave që duhet të krijohen në gjashtë muajt e ardhshëm në Mitrovicën veriore dhe Partesh, vazhdon komunikata e lëshuar sot nga Ambasada e Republikës së Francës, në Prishtinë.
(s.g/Qik/BalkanWeb)