Kosovë, Miliband: Zgjedhjet OK, korrigjoni parregullsitë
LONDER- Shefi i diplomacisë britanike Dejvid Miliband ka uruar popullin e Kosovës për zhvillimin e zgjedhjeve të para që nga shpallja e pavarësisë. "Zgjedhjet e para në Kosovë që nga pavarësia kanë shënuar pjesëmarrje të mirë nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Kjo është një shenjë e rëndësishme e krijimit në Kosovë të një shoqërie të fuqishme shumetnike. Këto zgjedhje nuk ishin për statusin, por për një qeverisje më të mirë lokale", thuhet në deklaratën e diplomatit britanik.
Miliband mirëpret suksesin, por i nxit partitë politike që të zgjidhin parregullsitë e raportuara përmes kanaleve ligjore të Komisionit të Ankesave në KQZ. Ai kërkon angazhim dhe respektim të standardeve ndërkombëtare gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve dhe votimeve të pranverës në komunat e Parteshit dhe Mitrovicës së Veriut.
(s.g/QIKBalkanWeb)