Deputetët gëzojnë mandatet me votat e 25% të zgjedhësve
Mjafton vetëm çereku i votave të elektoratit të zonës dhe mund ta shohësh veten deputet. Kjo është praktika shqiptare e zgjedhjeve për pushtetin qendror. Duke analizuar shifrat e zgjedhjeve të fundit të vitit 2005, rezulton se mesatarisht në çdo zonë zgjedhore pjesëmarrja ka qenë 50%. Elementi më e rëndësishëm është se deputetët janë zgjedhur në rastin më të mirë me gjysmën e pjesëmarrësve, pra çerekun e numrit të zgjedhësve.
Shifrat
Deputeti, që në renditjen e thjeshtë matematikore ka marrë numrin më të madh të votave, është Dashnor Sula me 9353 vota. Pas tij vijnë deputetët Safet Sulaj me 9126 vota, Genc Ruli me 9120, Aleksandër Biberaj me 9000, Besnik Mustafaj me 8643 vota. Në këtë listë futen edhe Sami Gjergji me 8514 vota, Ferdinand Xhaferri me 8489, Ylli Pango me 8418 vota, Majlinda Bregu me 8259, Ilir Bano me 8258, Flori Bajramaj me 8205 dhe Lulzim Basha me 7870 vota. Në fund të tabelës është Blerim Çela me 4025 vota, Gjovalin Prenga me 4645, Stefan Çipa me 4694, Ylli Bufi me 4811, Fatos Beja me 4916, Baki Shehu me 4918, Petro Koçi me 4982, Luan Memushi me 4998 dhe Flamur Hoxha me 5150 vota.
Pjesëmarrja
Në total rezulton se një mesatare e pjesëmarrjes në zgjedhje në çdo zonë nuk shkon mbi 13000 zgjedhës. Në rastin më të mirë, kjo është gjysma e totalit të votuesve që kanë figuruar në listat përkatëse të votimit. Për të mos u ndalur me kaq, deputetët që rezultojnë fitues kanë marrë më së shumti gjysmën e votave të atyre që u janë drejtuar kutive të votimit. Pra, deputetët e kanë pasur të thjeshtë të vulosin mandatin e tyre, edhe pse kanë marrë miratimin e vetëm 1/4 së zgjedhësve të zonës përkatëse. Matematikisht, numri më i madh i zgjedhësve drejt kutive të votimit është parë në zonën 38 të kryeqytetit (18 896,) edhe pse në raport me zgjedhësit në lista sërish ekziston një diferencë e madhe prej 20 mijë personazh. Në zonën 100 është numri matematikor më i vogël i pjesëmarrësve në zgjedhje, me 9 979, ku dhe numri total i zgjedhësve është në masën 31 429 persona në lista. Përtej këtyre shifrave sistemi zgjedhor shqiptar parashikon në total një numër prej 140 deputetësh, ku 100 prej tyre janë drejtpërdrejtë në mazhoritar dhe të tjerët në proporcional. E vetmja forcë politike që ka propozuar uljen e numrit të deputetëve është Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila para një viti pati propozuar që ky numër të shkonte në 120.