Votat, beteja për "elektoratin gri"
Më shumë se 50% e shqiptarëve që figurojnë në listat e votimit nuk preferojnë të votojnë. Tranzicioni i gjatë, në të cilin po kalon vendi dhe klasa politike tejet problematike, ka distancuar qytetarët nga kutitë e votimit. Analiza e shifrave të pjesëmarrjes në zgjedhje, që prej procesit të vitit 2001 tregon se shqiptarët po kthehen në indiferentë të vazhdueshëm. Sfida e parlamentareve të vitit 2009 mund të tentojë thyerjen e akujve dhe tërheqjen e elektoratit "gri" drejt procesit të votimit. Sipas të dhënave që disponohen, rezulton se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 ka qenë në masën 58.40%. Në këto zgjedhje rezultoi fituese e majta, që kryesohej nga Partia Socialiste. Dy vite më vonë do të mbaheshin zgjedhjet për pushtetin lokal të vitit 2003. Rezulton që në këto zgjedhje të kenë qenë në lista në total 2 703 608 zgjedhës, nga të cilët morën pjesë në procesin e votimit në total 52% e tyre. Pjesa tjetër preferoi të mos u drejtohej kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre. Edhe në këto zgjedhje do të dilte fituese Partia Socialiste dhe koalicioni i saj, që kishte edhe qeverisjen qendrore. Më 3 korrik të vitit 2005, në listat e zgjedhësve ishin të regjistruar 2 850 821 zgjedhës. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votim ishte në masën 49.23%. Nga totali 1 367 347 vota ishin të vlefshme në përfundim të votimit në rang vendi. Nga analiza e shifrave të këtyre zgjedhjeve rezultoi fituese Partia Demokratike dhe aleatët e saj. Ata rimorën pushtetin, pasi ishin larguar në vitin 1997, pas situatës së krijuar në vend. Në muajin shkurt të vitit 2007 u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme për pushtetin lokal. Tabela e rezultateve, publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numëron 2 929 293 zgjedhës në listat e votimit. Sipas rezultateve, kanë marrë pjesë në procesin e votimit 46.37% të të regjistruarve në lista. Përkthyer ndryshe, kjo përqindje do ishte 1 358 186 zgjedhës. Pas votimeve për pushtetin vendor janë zhvilluar në total tri procese zgjedhore të pjesshme. 30 mijë zgjedhësit e zonës 26 të Shijakut u drejtuan në votime në mars të vitit 2007, pas heqjes dorë nga mandati të Sokol Olldashit, i cili garoi për Bashkinë e Tiranës. Pjesëmarrja në këto votime ishte në masën 36.8%, një masë tejet e vogël, por që erdhi edhe si pasojë e tërheqjes së opozitës nga procesi në orët e paradites. Mandatin e deputetit e mori kandidati i Partisë Demokratike, Osman Metalla. Në muajin qershor të vitit të shkuar u mbajtën zgjedhje në zonën 86 të Pogradecit, pas ndarjes nga jeta të deputetit Besnik Jacelli. Sipas të dhënave zyrtare, pjesëmarrja në zgjedhje shkoi në masën 53.74% dhe fitues doli kandidati i demokratëve, Eris Hoxha. Në shtator të vitit 2007, deputeti Bamir Topi kishte hequr dorë ngas mandati për t‘u bërë President, ndaj u zhvilluan zgjedhje. Aty u shënua niveli më i ulët i pjesëmarrjes, 30%, duke shënuar një rekord gjatë viteve të fundit.
Tabela
Zgjedhjet parlamentare të vitit 2001
Niveli i pjesëmarrjes në votime, 58.40%
Zgjedhjet lokale të vitit 2003
Niveli i pjesëmarrjes në votime, 52%
Zgjedhjet parlamentare të vitit 2005
Niveli i pjesëmarrjes në votime, 49.23%
Zgjedhjet lokale të vitit 2007
Niveli i pjesëmarrjes në votime, 46.37%
Zgjedhje të pjesshme. Zona 26
Niveli i pjesëmarrjes në votime, 36.8%
Zgjedhje të pjesshme. Zona 86
Niveli i pjesëmarrjes në votime, 53.74%
Zgjedhje të pjesshme. Zona 31
Niveli i pjesëmarrjes në votime, 30%
Afrimi
Aksioni politik, partitë në garë
Të qenit në prag të një viti elektoral ka angazhuar të gjitha subjektet politike që të hartojnë strategjitë elektorale. Lëvizja e parë po kryhet nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka investuar së tepërmi në afrimin e të rinjve në radhët e partisë. Kjo, duke pasur parasysh faktin se një pjesë e konsiderueshme e këtyre grupmoshave nuk u drejtohen kutive të votimit. Elementi në fjalë ka angazhuar edhe partitë e tjera të lëvizin fort, duke tentuar të kenë sukses. Sakaq, brenda së majtës ka marrë jetë lëvizja "G99", e cila synon të thithë sa më shumë nga elektorati indiferent. Grupi i atyre që nuk marrin pjesë në proceset zgjedhore është synimi i lëvizjes më të re politike në vend. Kjo është realizuar më se shumti përmes afrimit me shoqërinë civile, një shtresë kjo afektive, ndonëse jo e madhe në numër. Duke pasur parasysh se elektorati gri është i madh në numër, rëndësia e këtyre aksioneve politike arrin një shkallë të madhe.