Një e diel në spitalin "Nënë Tereza"
Jo për të gjithë e shtuna dhe e diela është pushim. Madje, as për të punësuarit në shtet. Fundet e javëve në spital janë ditë pune, njësoj si të gjitha ditët e tjera të trajtimit të pacientwve. Nëse të bie turni që të jesh në punë, të shtunën ose të dielën duhet të punosh me të njëjtin ritëm si edhe në mesjavë. Kjo, sepse sëmundja nuk të pyet se kur të vjen. Jemi në spitalin "Nënë Tereza". Është mesdita e një të diele. Rrugët, pavijonet, korridoret, administrata kanë rënë në qetësi. Edhe familjarët që takojnë të afërmit janë më të qetë ditën e diel. Të shtunën dhe të dielën konsulta nuk ka, as vizita, as ekzaminime. Përjashtime bëjnë rastet e veçanta të pacientëve të rretheve, të ndwrhyrjeve urgjente, apo të rasteve që nuk presin dot deri ditën e hënë për të marrw shërbimin mjekwsor. Rruga e zhurmshme e makinave, që ditët e javës është plot, pothuajse është bosh. Në të rrallë kalon ndonjë makinë që i bie rrugës për shkurt, ose ndonjë automjet policie që kryen ritualet e zakonshme të kontrollit të rendit. Edhe për policët fundjava nuk është pushim. Puna në spital në fundjavë ka vetëm një ndryshim nga ditët e tjera: qetësinë. Kjo sepse puna pothuajse është paralizuar te "Nënë Tereza" që me nisjen e vitit 2008, që me sa duket ka hyrë ters edhe për mjekësinë. Edhe gjatë ditëve të javës në spital nuk është se bëhet ndonjë punë e madhe. Me këtë nuk duam të themi se aty nuk punon njeri. Por duke ditur që qendra universitare "Nënë Tereza" është spital terciar e duhet të merret kryesisht me zgjidhjen e problemeve shëndetësore për rastet e vështira, të kryejë operacione të ndërlikuara apo të shërojë pacientët në mënyrë të specializuar, për të gjitha këto, kushtet në spital nuk janë më të mirat.
E shtuna me të dielën ndryshojnë nga ditët e tjera të javës vetëm se gjatë këtyre dy ditëve ka më pak bluza të bardha në punë, ka më pak vizitorë dhe ka më pak ndërhyrje kirurgjikale. Të dielën në spital punon mjeku i rojës, infermieret, sanitaret. Të sëmurët e shtruar janë gjithmonë aty, ndryshimi për ta është vetëm qetësia, më pak makina, pak zhurmë më shumë qetësi për të dalë edhe për ndonjë xhiro në spital. Madje, për të pirë edhe ndonjë kafe në baret rrëzave të spitalit. Një gjë është e sigurt, që pavarësisht të gjitha diskutimeve, asnjë kamerier apo banakier nuk mund t‘u shërbejë pije alkoolike pacientëve. Kjo është rreptësisht e ndaluar. "Ja, dalim bëjmë ndonjë xhiro, përcjellim të afërmit, ose pimë ndonjë kafe", thotë njëri nga pacientët e 6-katëshit, Astriti. Ai është i sëmurë kronik nga stomaku. Pacientët në fundjavë e ndiejnë veten vërtet të sëmurë që janë shtruar në spital. Kjo, pasi përveç ilaçeve, konsultave dhe operacioneve, ata kanë nevojë për një ambient të qetë, për pastërti, për kujdes, për relaks. Të gjitha këto vështirë se i gjejnë ditëve të javës. Megjithatë, ka një "sektor" të zhurmshëm edhe në fundin e javës në spital. Janë shërbimet e urgjencave. Aty puna është njësoj si ditët e tjera. Pacientë të rritur, të vegjël, të moshuar, me shqetësime të ndryshme paraqiten për të marrë ndihmë mjekësore gjatë 24 orëve. Në urgjencë nuk ka qetësi, në asnjë ditë. Fëmijët që qajnë, prindërit që i këndojnë për t‘i qetësuar, duke u thënë 100 fjalë përkëdhelëse. Prindër të tjerë që mbajnë radhë për konsultë, telefoni që bie herë pas here, sanitarja që dezinfekton me açe korridorin. Edhe tek urgjenca e kardiologjisë e njëjta zhurmë, pacientë që matin tensionin e zemrës, që marrin ilaçe. Infermiere që bëjnë gjilpëra, specializantët që u rrinë mjekëve nga mbrapa për t‘u "vjedhur" profesionin. Mjekët thonë se janë mësuar me këtë mënyrë pune. Njësoj mësohen edhe të rinjtë. Tashmë dihet se puna në spital parashikon ushtrimin e detyrës edhe në ditën e pushimit, edhe në raste festash, edhe në raste fatkeqësish. Por, jo vetëm mjekët e urgjencave, edhe punëtorët e ndërtimit nuk e bëjnë pushim fundin e javës. Ata punojnë për të mbaruar ndërtimet dhe restaurimet në kohë. Bashkë me ta edhe kioskat që shërbejnë ushqime të shpejta, lokalet vazhdojnë punën normalisht. Për këta, ditët e javës janë njësoj. Por ditët njësoj në spital janë edhe për laboratorin, edhe për shumë pavijone që s‘kanë ilaçe, edhe për qendrën e gjakut. Për ta e diel është çdo ditë, sepse shumë pak dhurojnë gjak. Pushim është edhe për sektorin e prokurimeve, ata nuk kanë bërë asnjë tender. Zyrtarisht e shtuna dhe e diela është pushim. Por, sipas mënyrës që secili e organizon punët, pushim mund të jetë nga 1 janari deri më 31 dhjetor.
Shitësit ambulantë
Nuk marrin asnjë ditë pushimi
Shitësit ambulantë të spitalit, që edhe pse përzihen herë pas here nga policia, e gjejnë përsëri një skutë për të shitur lëngje, komposto, fruta-perime, shapka, peshqir. Pas largimit që iu bë shitësve ambulantë, pati një periudhë pauze. Tani ata janë hapur përsëri si kërpudhat pas shiut.
Ushqimi i pacientëve
Rregulli, dieta të veçanta
sipas llojit të sëmundjes
Ushqimi i pacientëve duhet të jetë sipas dietave të përgatitura nga specialistja e punësuar prej administratës së spitalit vetëm për këtë çështje. Dietologia ka përgatitur pak kohë më parë rreth 35 meny ditore, për të gjitha shërbimet. Secili pacient, në varësi të sëmundjes që ka, duhet të ushqehet sipas rekomandimit të specialistes. Një pacient me diabet duhet të ushqehet ndryshe nga ai me sëmundje të zemrës, nga ai me anemi, apo nga pacienti me sëmundje të stomakut. Por kjo dietë nuk zbatohet në mënyrë korrekte. Duke pasur parasysh të gjitha sugjerimet e dietologëve, pjatat që përgatiten për pacientët janë pothuajse njësoj. Mëngjesi dhe darka nuk kanë shumë ndryshime, ajo që ka pak më shumë variacion është pjata e drekës, që, sipas premtimit, tani shpërndahet me paketim.
Lokalet në spital
Depot e ilaçeve
zëvendësohen nga klubet
Të gjitha skutave apo rrëzave të spitaleve u është gjetur funksioni. Nga bodrume, në të cilat duhet të ruheshin produktet farmaceutike, tanimë ato janë shndërruar në lokale, ku zakonisht ulen të afërmit e pacientëve, apo edhe vetë punonjësit e spitalit për të pirë kafet gjatë ditës. Një vit më parë, të gjitha lokalet, klubet, dyqanet, tregtarët ambulantë apo kioskat që tregtonin ushqime të shpejta u mbyllën. U lanë vetëm dy lokale. Një në fillim e një në fund të godinës së spitalit. Pas një viti, janë rihapur sërish lokalet që tregtojnë ushqime, klubet, kioskat dhe tregtarët ambulantë, të cilët vazhdojnë të tregtojnë produkte të ndryshme. Nisur nga kjo, përfaqësues të shëndetësisë kanë kërkuar stabilizimin e këtyre depove dhe rikthimin e tyre në identitet për të magazinuar ilaçet.