Verifikimi i pasurisë, sot shorti për 150 zyrtarët e lartë
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Partive hedh sot shortin për kalimin nën kontroll të plotë të 150 zyrtarëve. Inspektorati i Lartë zhvillon procedurën e shortit për përzgjedhjen e zyrtarëve nga totali prej 3775 subjekteve që deklarojnë periodikisht deklaratat e pasurisë së të cilëve do të kalojnë në kontroll të plotë.
Kontrolli
Kontrolli i plotë është procedura më e rëndësishme e hetimit administrativ që zhvillon Inspektorati i Lartë, në të cilën kryhen hetime të detajuara për të zbuluar vërtetësinë ose jo të deklarimit të interesave private. Në takim janë të ftuar përfaqësues të organizmave joqeveritarë, USAID-it, të grupeve parlamentare, si edhe të disa institucioneve kryesore që bashkëpunojnë me ILDKP-në. Menjëherë pas hedhjes së shortit, në të njëjtin ambient, do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Agjencisë së Integrimit Kombëtar të Rumanisë. Firmosja e Memorandumit është një hap tjetër i rëndësishëm që Inspektorati i Lartë ndërmerr në forcimin e bashkëpunimit rajonal për luftën kundër korrupsionit.
Detyrimi
Deklarimi i pasurive, i burimeve të tyre, i detyrimeve financiare bëhet sipas kërkesave të përcaktuara në këtë ligj dhe në formën e përcaktuar nga inspektori i përgjithshëm. Deklarimi përfshin pasurinë e subjektit dhe të familjes së tij (bashkëshortit/es dhe fëmijëve në moshë madhore), burimet e krijimit dhe detyrimet financiare të subjektit. Deklarimi duhet të përmbajë edhe faktin nëse deklaruesi/sja ka ose jo persona të tjerë të lidhur. Deklaruesit, përpara deklarimit, duhet t‘i jepen të gjitha këshillimet e nevojshme për plotësimin e deklaratës dhe t‘i bëhen të njohura rrjedhimet që mbart deklarimi i rremë. Për kryerjen e kontrollit dhe verifikimin e të dhënave të deklaratës, Inspektorati i Lartë ka të drejtë të shfrytëzojë të dhënat e nevojshme në të gjithë aparatin shtetëror e publik dhe në personat juridikë publikë e privatë.