Deputetët grevistë heqin dorë nga greva

Kreu LSI-së, Ilir Meta, në fjalën e tij gjatë seancës parlamenare të ditës së sotme ka deklaruar se i jep fund grevës së tij. “Ne nuk do ta njohim këtë vendimin tuaj, dhe nuk do hyjmë në zgjedhje në bazë tij. Unë do t’i udhëheq shqiptarët drejt lirisë dhe të drejtave të tij. Kjo që jeni duke bërë nuk është gjë tjetër veçse diktaturë. Ne nuk do të heqim dorë nga protestat” tha ndër të tjera Ilir Meta. Ai shpalli në këtë mënyrë platformën e tij parazgjedhore. Menjëherë pas tij fjalën e ka marrë grevisti tjetër Nard Ndoka, i cili gjatë gjithë fjalës së tij është munduar të ndikojë në ndërgjegjen e deputetëve, por në fund thjeshtë ka bërë një falenderim ironik. Më pas fjalën e ka marrë një tjetër deputet grevist, Petro Koçi. Ai u shpreh se “Vota është e shenjtë por ju nuk e kuptoni këtë, më saktë e koptoni po nuk doni. Dua të falenderoj të gjithë kolegët e mi deputetë që morën pjesë në këtë grevë urie. Ajo mbetet një grevë urie për të shuar urinë për votën e lirë. Pas kësaj dite uria e shqiptarëve për votën e lirë është ulëritëse dhe do të destabilizojë situatën. Ky është një sekuestrim i pronës shqiptare. Nuk është thjeshtë një inerci e sistemit komunist, por edhe me atë që ndodhi pas këtij sistemi” tha ndër të tjera, deputeti Petro Koçi.
Në protestë
Pas deklaratave të tyre në seancë, deputetët grevistë kanë brakstisur sallën, dhe i janë drejtuar foltores së vendosur para mbështetësve të tyre në ambjentet jashtë rrethimit të Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët, Meta dhe Koçi, janë shprehur se “Atje brenda atij rrethimi policës, është duke u votuar për vjedhjen e votës tuaj”. Më pas ata kanë lëshuar akuza ndaj kryeministri Berisha dhe kryetarit të PS-së Edi Rama...