E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon seanca plenare, mungojnë deputetët grevistë

Pak minuta më parë ka filluar seanaca parlamentare ku pritet të miratohet Kodi i ri Zgjedhor. Në seancë veç një parulle që është vënë foltoren e kabinetit qeveritar, deputet që janë në grevë urie nuk duken askund në ambjentet e sallës plenare. Deputeti i LSI, Dritan Prifti i cili është edhe zëdhënës i grevës së urisë ka marrë fjalën i pari në këtë seancë ku ka kërkuar shtyrjen e saj. “Deputet po futen në këtë seancë vetëm një ditë pasi atyre u është vënë në dispozicion i gjithë kodi i ri. Minimalisht atyre u duhet një javë që konsultohen me të. Ndaj mendoj se duhet të shtyhet ky rend dite” tha ndër të tjera Prifti. Ndëerkohë jashtë godinës së kuvendit është duke u zhvilluar një protestë nga mbështetësit e 10 deputetëve grevistë. Kjo seacë parlamentare është historike në llojin e saj, pasi për herë të parë ëhstë gjetur një konsus i tillë dhe për herë të parë në historinë e demokracisë në 18 vitet e fundit në vendin tonë është duke iu dhënë fund të gjithë pazare zgjedhore të aplikuara deri më sot nga parti fantazma dhe pa elektorat. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›