Përurohet filiali i Universitetit Bujqësor
Autori i Lajmit: red.
Eshtë përuruar në qytetin e Lushnjës filiali i Universitetit Bujqësor të Kamzës. Dy degët e para të hapura janë Financë-kontabilitet dhe Agrobiznes. Në këtë universitet do të ndjekin studimet 40 studentët e parë, të cilët vijnë nga rrethe të ndryshme të vendit si Tiranë, Fushë-Krujë, Gjirokastër, Lushnjë dhe Fier. Diploma e Universitetit të Lushnjës do të jetë e njëjtë me atë të Tiranës, ndërsa studimet do të ndiqen sipas nivelit 3+2. Studentët e ardhur shprehen se ndihen mirë me kushtet e krijuara nga bashkia dhe shtojnë se kanë bërë zgjedhjen e duhur duke parë se diploma e këtij universiteti është e vetmja që njihet jashtë vendit.
Ky lajm është publikuar: 20/11/2008