“Qeveria do të mbështesë arsimin privat”
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Sali Berisha garantoi dje mbështetjen e qeverisë për zhvillimin e arsimit privat në Shqipëri, duke cilësuar se “ne do të realizojmë standardet më të mira në arsim dhe këtë mund ta realizojmë vetëm me pjesëmarrjen e sektorit privat". Në fjalën përshëndetëse, pas përurimit të kompleksit të ri të Universitetit të ri Kristal , rreth 10 kilometra larg Tiranës, në autostradën që lidh kryqytetin me Durrësin, Berisha theksoi se “investimi që kompania Kristal ka bërë është një kontribut i madh për zhvillimin e arsimit të lartë në Shqipëri”. “Qeveria ka përcaktuar këtë vit buxhetin më të madh për arsimin e lartë, rreth 100 milionë dollarë dhe në jemi të vendosur të rrisim progresivisht buxhetin për shkollimin, arsimimin e të rinjve dhe të rejave shqiptarë”, - tha ai. Kryeministri Berisha vuri në dukje se qeveria shqiptare dhe aktualisht çdo qeveri tjetër e ka të pamundur të përballojë kërkesat e mëdha të sistemit arsimor në buxhetin publik dhe si rrugë të vetme ka inkurajimin, nxitjen dhe mbështetjen e pjesëmarrjes së atij sektori, që është dhjetëra herë më i fuqishëm se qeveria, dhe ky është sektori privat. “Shqipëria ka një trashëgimi të vështirë, të prapambetur, ndaj nuk ka alternativë tjetër, veçse të investosh për një zhvillim të qendrueshëm”,- theksoi ndër të tjera Kreu i Qeverisë.
Ky lajm është publikuar: 20/11/2008