E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët jo klientë të lokaleve të natës

Autori i Lajmit: red.
Socialdemorkatët kanë bojkotuar Kuvendin për të shprehur mospajtimin për degradimin e tij dhe të demokracisë në nivelet e fjalorit të rrugëve dhe të moteleve më të përfolura. Kështu e ka shpjeguar PSD mospjesëmarrjen e saj në seancë plenare të ditës së enjte. “Grupi socialdemokrat nuk mund të pajtohet me trajtimin e deputetëve si klientë të lokaleve të natës; nuk mund të pajtohet me poshtërimin dhe përdhunimin e fjalës së lirë, e të personalitetit të deputetit si përfaqësues i popullit, çka detyroi që edhe diplomatët ambasadorët më miq e më pranë realitetit shqiptar të denoncojnë publikisht këtë turp në të cilin është katandisur Kuvendi i Shqipërisë”, - pohoi dje kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi. Ai kërkoi distancimin e opozitës nga Berisha ndërsa tha se të tolerosh këtë qeveri do të thotë të tolerosh krimin shtetëror të Gërdecit, vjedhjet e korrupsionin masiv, varfërimin e shqiptarëve dhe arrogancën ndaj biznesit e shantazhin ndaj medias.
Ky lajm është publikuar: 26/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›