E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Mbrojtjes nënshkruan marrëveshjen me OSBE

Autori i Lajmit: red.
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa dhe ambasadori i radhës i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosh, nënshkruan dje marrëveshjen teknike për asgjësimin e stokut të përbërësve të karburantit të raketave “Melanzhi”. Një javë pas prezantimit përpara trupit diplomatik të plan-veprimit mbi asgjësimin dhe shkatërrimin e municioneve të tepërta në Shqipëri, i cili parashikon që në vitin 2010 rreziku nga municionet për popullatën të jetë reduktuar në zero dhe brenda vitit 2015 e gjithë sasia e municioneve të tepërta të jetë eliminuar, ka ardhur edhe mbështetja e parë, e cila është ofruar nga përfaqësuesi i OSBE-së. Ambasadori Bosh, tha se ky është hapi i parë i ardhjes në ndihmë të Shqipërisë për shkatërrimin e kimikateve të rrezikshme.
Ky lajm është publikuar: 26/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›