E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çitaku i dërgon selam BE-së me Twiter

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku i ka çuar selam zyrtarëve të Bashkimit Evropian përmes rrjetit social Twitter.

Sipas saj përmbushja e kritereve për MSA-në, tashmë është punë e kryer.

“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit! Të premten i dërguam letër Këshillit të Evropës! Ne i kemi kryer detyrat e shtëpisë, tani BE-duhet ta kryejë punën e saj!”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

Qeveria e Kosovës kishte dhënë zotime të përmbushte gjatë vitit 2012 kriteret afatshkurtra, që ishin kusht i Komisionit Evropian për nisjen e negociatave për MSA-në. Ato nuk ishin përmbushur dhe ishte premtuar se në tremujorin e parë të 2013 kriteret do të plotësohen./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›