Deputetët ndjekin bashkë vendimin e GJND-së
PD dhe PS ndërprenë debatin për disa minuta
Deputetët e Parlamentit shqiptar ndoqën dje të bashkuar në sallën e Kuvendit seancën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke lënë mënjanë sherret e momentit. Pas ndërprerjes së Kuvendit, në monitorin e vendosur në sallën e seancave plenare, të majtë dhe të djathtë përcollën në mënyrë direkte momentin e dhënies së vendimit nga ana e gjykatësit të Hagës. Por pas momentit festiv dhe emocionues për këdo nga deputetët, debatet mes palëve rinisën sërish.
#