E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëzhguesit e SHBA-së, në sallë

Dy përfaqësues të ambasadës amerikane në Shqipëri kanë ndjekur dje seancën e debateve për ndryshimet e ligjit të SHISH-it. Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Xhon Uithers, në muajin mars ka deklaruar se këto ndryshme që po përgatiteshin për këtë ligj ishin në kundërshtim me politikat e NATO-s për çështjet e sigurisë. Pak kësaj ndërhyrje të ambasadorit, një “lumë” presioni diplomatik u bë ndaj qeverisë, e cila ishte hartuese e nismës. Telefonata e Kryeministrit Berisha me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rasmusen, ishte edhe decizive në tërheqjen e mazhorancës për herë të parë nga kjo nismë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›