Kosova, pjesë e OKB-së në të ardhmen e afërt
Diplomacia shqiptare shpreh bindjen
Diplomacia shqiptare shprehu dje bindjen e plotë se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. “Mendimi i Gjykatës njëkohësisht i hap rrugë përshpejtimit të procesit të njohjes së shtetit të pavarur e sovran të Kosovës, drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), në një të ardhme të afërt”, ishte deklarata që bëri dje pas vendimit të GJND-së zëvendëskryeministri, njëkohësisht ministri i Jashtëm, Ilir Meta.
#