Deputetët shqiptarë s‘janë vetëm "memecë"
Kuvendi i Shqipërisë ka deputetë "memecë", por edhe që nuk njohin historinë, artin, gjeografinë. "Fiks Fare", për dy ditë me radhë ka pyetur deputetë të shumtë të Kuvendit, një pjesë të mirë të të cilëve i shikonim për herë të parë të flisnin. Pyetjet ishin me një kleçkë të vogël brenda. Pothuajse të gjithë deputetët kanë rënë në grackën e gazetarëve të "Fiks"-it, duke treguar shpesh herë edhe padije.
Ka nga ata deputetë që nuk njohin Dante Aligerin, që nuk dinë se me cilin shtet kufizohet Libani, që nuk e dinë se Anglia nuk ka President, që nuk e dinë se ku ka jetuar Pinoçeti, nuk dinë as se kur është zbuluar Amerika. Të vetmit deputetë që kanë kuptuar hilenë e pyetjeve të gazetarëve të "Fiks Fare" ishin Spartak Ngjela dhe Leonard Solis.
Kur e pyetëm deputetin Ngjela se ç‘mendim kishte për idenë e Sami Frashërit, që ka shkruar në dekalogun e tij për bashkimin me Kosovën (në fakt bëhej fjalë për dekalogun e Mit‘hat Frashërit), pasi u mendua disa sekonda, korrigjoi pyetjen, duke thënë se Sami Frashëri nuk ka asnjë dekalog.
Ndërsa i vetmi që dha përgjigje të saktë dhe që e dinte se kur është zbuluar Amerika, ishte deputeti Leonard Solis: Kur? Kujt do t‘ia hedhësh ti..., iu drejtua ai gazetarit dhe u largua, sepse e kuptoi që ishte "kurth".
Ka edhe nga ata deputetë që nuk e dinë se çfarë është GDP-ja dhe janë të bindur që nivelin e saj duhet ta përcaktojë komuna dhe jo prefektura.
NUK NJOHIN DANTE ALIGIERIN
Pyetja: I vetmi që kundërshtoi legalizimin e shqiptarëve në Itali ishte Dante Aligieri, i Partisë Forca Italia. Zoti Berisha atë e ka ftuar në Shqipëri (kujtojmë që Dante Aligieri është poet i shekullit XIV)...
Arjan Madhi, deputet i PR-së: Në radhë të parë unë nuk kam informacion mbi këtë fakt dhe nuk mund të jap komentet e mia.
MIGJENIN DHE HASAN ZYKO KAMBERIN I BEJNE BASHKEKOHES ME KADARENE
Pyetja: Kadareja, Migjeni dhe Hasan Zyko Kamberi kanë shkruar nga një poezi për Enver Hoxhën. Mendoni se e kanë bërë nga halli?
Flori Bajramaj, deputet i PD në Durrës: Mendoj se po.
(Deputetët harrojnë, ose nuk e dinë që Migjeni është poet i viteve ‘30 dhe Hasan Zyko Kamberi është një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqipe me alfabet arab të shekullit XIX)
NUK E DINE ME KE KUFIZOHET LIBANI
Pyetja: Shqipëria ka vendosur të çojë trupa ushtarake në Liban, ndërkohë që një vend kufitar, si Kili, mund të ketë më shumë nevojë. Ne këtë e bëjmë për faktin se këtej janë myslimanë dhe andej katolikë...?
Dashnor Sula: Absolutisht jo. Ne kemi dërguar atë që, dhe si të thuash bashkëjetesa fetare është në nivele mjaft të larta. Pra, në vendin tonë nuk ka pasur asnjë lloj konflikti të tillë.
(pra deputeti Sula nuk e di që Libani është në Lindjen e Mesme, ndërsa Kili në Amerikën e Jugut).
NUK DINE DIKTATOR I CILIT SHTET KA QENE PINOÇETI
Pyetja: Pinoçeti, diktatori i famshëm i Venezuelës, vdiq dhe një pjesë e popullit tonë e ka qarë atë. Ka ndonjë lidhje?
Rrahim Kaceli (PDR): Ka akoma nga nostalgjikët e atij regjimi dhe ata kanë qenë kryesisht njerëzit që kanë përfituar
(deputeti nuk e di që Pinoçeti ka qenë diktator i Kilit).
NUK E DINE KUR ESHTE ZBULUAR AMERIKA
Pyetja: Dymijë vjet më parë, kur u bënë zgjedhjet e para në Amerikë, atje ishte sistemi i dy partive. Ne kemi 45 parti. A është normale kjo?
Petrit Gjoni: Do t‘i zvogëlojmë, kemi koalicionin. Kemi dy palë koalicionesh, i majtë dhe i djathtë.
Ymer Tola: Për mua është normale.
(këta deputetë nuk e dinë fare që Amerika nuk mund të ketë një histori dymijëvjeçare si shtet, sepse Amerika u zbulua në vitin 1492)
ANGLIA ME PRESIDENT?!
Pyetja: Mbretëresha e Anglisë dhe Presidenti i Anglisë janë shprehur pro Kushtetutës së Serbisë. Si mendoni ju, a kanë të drejtë?
Fatmir Mediu: Kanë kohë të merren me punë të tjera.
Idriz Xhomara: Nuk jam informuar për këtë, edhe pse përfaqësoj një zonë ku ka lindur Mbreti Zog (deputetët e nderuar harrojnë që Anglia është mbretëri dhe nuk ka President).
GDP
Për problemet e GDP-së ka folur deputeti Xhomara, i cili është i bindur se nivelin e saj duhet ta përcaktojë komuna, duke harruar që GDP-ja llogaritet vetëm në nivel kombëtar.
Pyetja: GDP-ja e brendshme e një fshati administrohet nga komuna. Si mendoni ju, i takon komunës apo prefekturës?
Idriz Xhomara: Lidhur edhe me atë, programin tonë... decentralizimin, duhet t‘i lihet komunës.
DEKALOGU I MIT‘HAT FRASHERIT?!
Sami Gjergji: Tani doni të dini për Kosovën apo për Shqipërinë? Më vonë, kur të dal.
Spiro Peçi: E zgjidhin të tjerët atë punë.
FRANCA DHE GJERMANIA, PRO LUFTES NE IRAK?!
I këtij mendimi është deputeti Shkëlqim Ziri, për të cilin është më i rëndësishëm pozicioni i Shqipërisë në këtë çështje.
Pyetja: Franca dhe Gjermania këmbëngulin për shtimin e trupave amerikane në Irak. Ndërkohë, Anglia është kundër. Shqipëria me kë do të jetë?
Shkëlqim Ziri: Shqipëria e ka vendosur politikën e saj dhe do të dërgojë gjithmonë trupa në Irak dhe është për paqen.