Vrasja e Remzi Hoxhës, gjyqi nis më 16 maj
Procesi i shumë përfolur ndaj katër ish-zyrtarëve të Shërbimit Informativ Kombëtar në vitin 1995, të cilat akuzohen për rrëmbimin e biznesmenit Remzi Hoxha do të nisë në 16 maj. Gjykata e krimeve të rënda ka caktuar datën për seancën e parë të procesit, e cila gjithsesi pritet të jetë një seancë paraprake, për pretendimet e palëve. Arben Sefgjini, ish-zëvendësdrejtor në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë, Ilir Kumbaro, ish-kryetar dege në SHIK, Avni Koldashi, ish-shefi i bazës nr.10 të vëzhgimit dhe Budjon Meçe, ish-inspektor në Drejtorinë e SHIK-ut Tiranë, do të dalin në bankën e të akuzuarve në datën 16 maj, me akuzat e rrëmbimit të personi dhe torturës. Sipas kërkesës për gjykim të paraqitur nga organi i akuzës të pandehurit akuzohen se "në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në muajin shtator-tetor 1995, kanë rrëmbyer shtetasit Remzi Hoxha, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopuli, dhe në mënyrë të dhunshme i kanë çuar në një ndërtesë në administrim të SHIK-ut, në vendin e quajtur Vain, të rrethit Lezhë. Aty janë torturuar për disa ditë, nga ku ka gjetur vdekjen shtetasi Remzi Hoxha".
Gjykata ka shpërndarë tashmë edhe flete-thirrjet për të katër të pandehurit. Më e vështirë duket se ka qenë për të gjetur një adresë për Ilir Kumbaron, i cili prej disa vitesh është larguar nga vendi bashkë me familjen. Burime të sigurta nga gjykata e krimeve të Rënda thanë se njoftimi për gjyqin ju është dërguar familjarëve të Kumbaros që ndodhen në Shqipëri. Ndërkaq seanca e parë e procesit do të shërbejë për të mësuar se cili nga të pandehurit do të paraqitet në gjykatë dhe cili do të gjykohet në mungesë. Po ashtu në këtë seancë pritet të bëhet edhe bllokimi i pasaportave për jashtë shtetit që kanë të pandehurit. Të pandehurit do të vazhdojnë të gjykohen në gjendje të lirë, pasi afatet e paraburgimit kanë përfunduar në vitin 2001, kur ata u arrestuan për herë të parë për këtë çështje. Megjithë hetimet e bëra nga prokuroria si dhe kërkimet e shumta të familjarëve të Remzi Hoxhës, trupi i tij nuk është gjetur kurrë. Të gjitha të dhënat e deritanishme flasin për një vdekje të biznesmenit nga torturat e rënda që janë ushtruar mbi trupin e tij.