Abu Rayyan, prokuroria tërhiqet nga dëshmitarët
Prokuroria është tërhequr nga paraqitja e dëshmitarëve të tjerë, në procesin ku Hamzeh Abu Rayyan po gjykohet për akuzën e fshehjes së fondeve për qëllim terrorizmi, vepër e parashikuar nga neni 230 pika b/1 i Kodit Penal. Në seancën e djeshme të procesit ndaj administratorit të pronave të sheikut Yassin Kadi, është dëgjuar dëshmia e njërit prej personave që ka marrë dyqan me qira në firmën "Loxhall". Nga dëshmia e tij nuk është arritur të nxirrej ndonjë element që të vërtetonte akuzat e ngritura deri më tani. Dëshmitari deklaroi se kishte lidhur një kontratë dhe kishte paguar sipas kësaj kontrate detyrimet e tij.
Pas përfundimit të kësaj dëshmie, që mbrojtja e konsideroi fare të pavlerë, prokurori i çështjes ka kërkuar tërheqjen nga pyetja e dëshmitarëve të tjerë, që ishin parashikuar të paraqiteshin përpara trupit gjykues. Kësisoj, nga lista prej më shumë se 25 personash që ishte paraqitur fillimisht nga organi i akuzës, për t‘u marrë në cilësinë e dëshmitarit, deri në seancën e djeshme u dëgjuan vetëm 7 persona. Njëra prej tyre ishte financierja e firmës "Loxhall", e cila u paraqit me cilësinë e dëshmitares së kërkuar nga të dyja palët, pra si nga akuza ashtu dhe nga mbrojtja. Rreth dy javë më parë, kryetari i trupit gjykues i tërhoqi vëmendjen prokurorit të çështjes lidhur me dëshmitarët e paraqitur nga akuza. Sipas tij, dëshmitarët e paraqitur nuk kishin sjellë asgjë në drejtim të vërtetimit të akuzës, e cila është për fshehje të fondeve për qëllim terrorizmi. Një javë më vonë, prokurori i kësaj çështjeje u largua nga vendi dhe dosja i kaloi një tjetër prokurori, i cili dje kërkoi tërheqjen nga dëshmitarët e tjerë të parashikuar në fillim të procesit.
Tashmë pritet që mbrojtja të paraqesë dëshmitarët e saj, ku mendohet se do të këmbëngulet për dëshmitë e ministrit aktual të Financave, Ritvan Bode, dhe atij paraardhës Arben Malaj, për shkak të urdhrave që ata kanë lëshuar për bllokimin e pasurive të Yassin Kadi. Mbrojtja gjithashtu do të këmbëngulë në realizimin e video-konferencës me sheikun arab Yassin Kadi, si personi që ka informacionin më të plotë lidhur me destinacionin e fondeve që janë fituar nga qiradhënia e pronave të tij në Shqipëri.