Prill, 35 shqiptarë të gjykuar
Muaji prill ka shënuar një numër rekord procesesh gjyqësore në gjykatat angleze, ku në bankën e të akuzuarve kanë qenë emigrantë shqiptarë. Nga një monitorim i përditshëm i proceseve gjyqësore, që "Shqip" ndërmori përmes faqes së internetit http://www.hmcourts-service.gov.uk, ku prezantohen listat ditore të proceseve gjyqësore, rezultoi se çdo ditë gjykatat angleze kanë gjykuar shtetas shqiptarë. Gjatë gjithë muajit prill, këto gjykata kanë shqyrtuar 35 raste me të akuzuar shqiptarë.
Të dhënat janë vetëm për gjykatat e krimeve, që në Britaninë e Madhe njihen si "Crown Courts". Nëse atyre do t‘u shtohen edhe rastet e gjykatave të një shkalle më të ulët, "Magistrate Courts", atëherë numri është më i madh. Krimet për të cilat janë gjykuar bashkatdhetarët tanë janë nga më të ndryshmet. Duke filluar nga problemet me drejtimin e makinës pa patentë, grabitje me armë, grabitje shtëpish, për të vijuar me krime më të rënda, si përdhunimi, trafiku i kokainës, tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, vrasje dhe trafikim e shfrytëzim personi për qëllime prostitucioni etj.
Përkthyesja
Një përkthyese shqiptare, e cila nuk pranon t‘i përmendet emri për shkak të detyrës që kryen, deklaroi për "Shqip" se nuk ka ditë që mos të thirret në stacione të ndryshme policie për të përkthyer për të ndaluarit shqiptarë. Ajo shtoi se, gjatë punës së saj pesëvjeçare si përkthyese, të pakta janë ditët kur nuk është kërkuar për të përkthyer nga gjykatat e krimeve në të gjithë Anglinë.
Prostitucioni
Në dhjetë vitet e fundit, krimi shqiptar në Britaninë e Madhe ka qenë aktiv, si pasojë e ardhjes në këtë vend të shumë elementëve kriminalë nga vende të ndryshme të Evropës. Shumë raste trafiku, sidomos të prostitucionit, kanë zënë faqet e para të shtypit britanik. Madje, shumë prej tyre janë shndërruar në skenarë teledramash në stacionet televizive të vendit ishull. Sipas një raporti, të lëshuar nga Ministria e Brendshme katër vjet më parë, thuhej se 70% e vajzave që punonin si prostituta në zonën e distriktit të dritave të kuqe, SOHO, ishin nën kontroll të shqiptarëve.
Trafiku i kokainës
Vitin e fundit po vërehet një rritje e rasteve, kur grupet kriminale shqiptare janë përfshirë në trafikun e kokainës. Dy muaj më parë, 10 shqiptarë u arrestuan në qytetin e Oksfordit. Atyre iu gjetën dy laboratorë kokaine. Ndërsa në disa raste, doganierët e portit "Ramsgate" kanë kapur korrierë shqiptarë, të cilët transportonin kokainë nga Belgjika për në Angli.
Imazhi
Një situatë e tillë kriminale, që sa vjen e rritet, duket se po rëndon ndjeshëm edhe mbi imazhin e vetë shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Kësaj çështjeje, akademiku Gëzim Alpion i ka kushtuar një kapitull të veçantë, ku shprehet:
"Kombi shqiptar, përfshirë shumicën e qytetarëve e saj, të cilët jetojnë në Perëndim duke zbatuar ligjin, kanë shumë se ç‘të falënderojnë bashkëpatriotët e tyre të përfshirë në krime, për ndëshkimin jo të drejtë e kolektiv që u bëhet atyre. Disa persona të papërgjegjshëm të botës së krimit nuk duhet të konsiderohen si përfaqësuesit e shqiptarëve".
Statistikat
Në burgjet angleze, 257 shqiptarë
Sipas Ministrisë britanike të Drejtësisë, në vitin 2007, në burgjet angleze ishin 219 shqiptarë, mes tyre 3 gra. Për katërmujorin e parë të këtij viti, sipas statistikave që ofron kjo ministri, numri shqiptarëve në burgjet angleze është rritur. Ky numër tashmë është 257 persona. Po të krahasosh listën e të burgosurve evropianë, shqiptarët renditen në vendin e dytë me më shumë të burgosur, pas polakëve me 402 të burgosur, që vuajnë dënime në Angli, pa përfshirë shifrat për Skocinë dhe Irlandën.
Disa nga gjyqet
1 prill 2008
Emri: Nexhat Murraku
Gjykata: Plymouth Magistrate Court
Akuzat: Drejtim makine me patentë jo të vlefshme
Dënimi: 1700 sterlina gjobë
3 prill 2008
Emri: Ilia Ferko
Gjykata: Southwark Crown Court, Londër
Akuzat: Kontroll, shfrytëzim, trafikim i dy vajzave lituaneze për prostitucion
Dënimi: 6 vjet burg
3 prill 2008
Emri: Festim Paca
Gjykata: Inner London Crown Court
Akuzat: Posedim dhe përdorim pasaporte të falsifikuar
Seanca e radhës: Sot, 1 maj 2008
4 prill 2008
Emri: Mete Gashi
Gjykata: Canterbury Crown Court
Akuzat: Trafik 5.5 kg kokainë nga Belgjika
Dënimi: Ende i pashpallur. Pranoi akuzat.