E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau kunatin,nis gjykimi për Onuzin

Hasan Onuzi, i cili vrau me pistoletë kunatin e tij Leart Doku, pak muaj më parë, është paraqitur dje në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet në seancën e parë të procesit ndaj tij. Mungesa e avokatit mbrojtës ka bërë që gjykata ta shtyjë seancën. Onuzi është akuzuar për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Ai qëlloi në sytë e dhjetëra kalimtarëve kunatin e tij, Jeart Dokun, të cilin e fajësonte për zhdukjen e vajzës së tij, Albana Onuzi. Vajza ishte zhdukur rreth 10 vjet më parë dhe babai 67-vjeçar akuzonte kunatin se e kishte dërguar drejt Italisë, ku e kishte shfrytëzuar si prostitutë dhe më pas e kishte vrarë. "Mora hakun e fëmijëve të mi", mësohet t‘u ketë thënë Onuzi policëve që e arrestuan menjëherë pas ngjarjes. Ai nuk është përpjekur të largohet dhe pasi e ka qëlluar me pesë plumba pistolete Dokun, ka qëndruar aty pranë kufomës në pritje të uniformave blu. Që prej vitit 1998, Hasan Onuzi ishte përpjekur për të gjetur vendndodhjen e vajzës së tij, e cila ishte nisur drejt Italisë dhe nuk kishte mësuar më asgjë për fatin e saj. Kur i kishte humbur shpresat për ta gjetur, mendoi të hakmerrej ndaj atij që e konsideronte si vrasësin e vajzës së tij.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›