Deputetët socialistë, Braçe dhe Dalipi, çojnë Topallin në Gjykatë
Kryetarja e Kuvendit do të paditet për shpërdorim detyre. Dalipi: “Nga administrata e Kuvendit po na mohohen edhe shërbimet më minimale”
Shaban Sulçe
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shkakton një tjetër konflikt me deputetët e Partisë Socialiste, edhe pse ata nuk janë të pranishëm në Kuvend. Për këtë arsye, dy prej deputetëve socialistë, Erion Braçe dhe Alfred Dalipi, kanë nisur procedurat ligjore ndaj kryeparlamentares. Ata do t’i drejtohen gjykatës duke e akuzuar Topallin për shpërdorim detyre, ndërkohë që nga ana tjetër do të shpresojnë nga Gjyqësori për zgjidhjen e një përplasjeje me pikëpamje administrative. Shkak për këtë është bërë bllokimi që deputetët e PS-së kanë hasur nga administrata e Kuvendit. Në një deklaratë për gazetën “Albania”, deputeti socialist, Alfred Dalipi, e ka akuzuar Topallin se po e drejton Kuvendin jo në mënyrë institucionale, por në mënyrë politike. Sipas Dalipit, Drejtoria e Departamentit të Trajtimit të Deputetëve, e urdhëruar nga Topalli, refuzon që të ofrojë shërbimet më minimale ndaj deputetëve socialiste.
Deklarata
“Administrata e Kuvendit ka për detyrim ligjor që të vërë në dispozicion dokumentacionin për deputetët. Ne, që jemi deputetë të PS-së, po na refuzohet të na jepet edhe një vërtetim i thjeshtë për punën që bëjmë dhe për statusin që gëzojmë. Administrata e Kuvendit nuk po na ofron as vërtetimet e punës, sepse ka marrë urdhër për të mos nënshkruar asnjë shkresë. Madje këto shërbime po u mohohen edhe ish-deputetëve të PS-së në legjislaturën e kaluar, të cilët në zgjedhje rifituan mandatin. Ndërkohë që deputetët që kanë hyrë në Kuvend, kjo administratë u ofron çdo lloj shërbimi dhe dokumentacioni. Ky është një diskriminim i hapur me përmbajtje politike. Topalli po e drejton Kuvendin jo në mënyrë institucionale, por politike. Për këtë arsye, së bashku me deputetin Erion Braçe, kemi vendosur që t’i drejtohemi gjykatës, pasi Topalli ka shpërdoruar detyrën, ndërkohë që shpresojmë që Gjyqësori të japë një zgjidhje për këtë problem administrativ dhe ligjor”, - tha deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Dalipi.
Letra
Deputetët socialistë, Braçe dhe Dalipi, i kanë dërguar gjithashtu një letër kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Në këtë letër, të zgjedhurit e PS-së kërkojnë nga kryeparlamentarja që të sqarojë pozicionin dhe statusin e tyre në kushtet kur ata po respektojnë vendimin politik të Partisë Socialiste për të bojkotuar Kuvendin. Braçe dhe Dalipi kërkojnë nga Topalli që të sqarojë nëse sipas Kuvendit, ata janë deputetë apo ish-deputetë. “I kemi dërguar një letër kryetares së Kuvendit që të interpretojë Kushtetutën mbi mandatin e dhënë nga KQZ-ja, si dhe mbi ligjin për statusin e deputetit apo ish-deputetit”, - tha Dalipi. Deputetët socialistë kërkojnë gjithashtu nga Topalli që të sqarojë edhe çështjen e rrogave. Nëse ata klasifikohen si deputetë, atëherë socialistët duhet të marrin rrogën mujore dhe të gjitha trajtimet që përfiton deputeti, ndërkohë që nëse klasifikohen si ish-deputetë të legjislaturës së kaluar, duhet të përfitojnë trajtimin financiar si ish-deputetë.
Kushtetuta, boshllëk ligjor për heqjen e mandateve të deputetëve
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë rezulton me boshllëk ligjor përsa i përket pjesës që ka të bëjë me heqjen e mandatit të deputetit në rast se ai nuk bën betimin. Ndonëse në Kushtetutë parashikohet sanksioni në fjalë, në këtë nen mungon përcaktimi i afatit kohor, brenda të cilit deputetët duhet të bëjnë betimin në Kuvendin e Shqipërisë. Ndonëse u fol fillimisht se zgjatja e bojkotit të Kuvendit nga ana e Partisë Socialiste do të sillte djegien e mandateve të deputetëve të saj, mësohet se një rrezik i tillë praktikisht nuk ekziston. Socialistët e kanë shfrytëzuar më së miri këtë boshllëk kushtetues për të vijuar gjatë bojkotin dhe për të rezistuar deri në plotësimin e kërkesave të tyre, që kanë të bëjnë me hetimin parlamentar dhe hapjen e kutive të votimit. Partia Socialiste, prej afro dy muajsh vijon të bojkotojë punimet e Kuvendit, duke vendosur si kusht për ndërprerjen e tij, hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe hapjen e kutive të votimit. Bojkoti socialist ka nisur që nga koha e konstituimit të Kuvendit, gjë që ka bërë që deputetët e PS-së të mos kenë mundësi që të bëjnë betimin dhe të quhen zyrtarisht deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Bojkoti socialist, paralelisht me kushtet e vendosura, mund të rezistojnë pafundësisht për sa kohë që asnjë prej deputetëve të Partisë Socialiste nuk rrezikon heqjen e mandatit për shkak se nuk ka bërë betimin. Kjo pasi në Kushtetutë, dhe konkretisht në Nenin 71 të saj, si dhe në Nenin 4 të Rregullores së Kuvendit, nuk është përcaktuar afati kohor se kur deputetët duhet të bëjnë betimin në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë drejtim socialistët kanë luksin që të ushtrojnë presion te maxhoranca për një kohë të gjatë për plotësimin e kushteve të vendosura prej tyre. Duke mos kryer betimin, socialistët nuk preken as nga pika që flet për ndërprerje të mandatit kur deputeti mungon 6 muaj pa arsye në Kuvend.
30 Tetor 2009