Deputetët socialistë ndajnë ndihma
Deputetë të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, Sadri Abazi, Shega Ligori dhe drejtues të Shtabit të ndihmës së ngritur nga PS kanë shpërndarë ndihma në lagjen e përmbytur në periferi të qytetit të Shkodrës. Në lagjen Livadhe, deputetët e PS kanë shpërndarë ndihma ushqimore për banorët, të cilët shprehnin hapur pasigurinë e tyre dhe kërkonin ndihmë. "Partia Socialiste do të kërkojë nxjerrjen e përgjegjësive, pra vënien përpara drejtësisë të gjithë atyre që kanë shkaktuar këtë katastrofë që nuk është një katastrofë që vjen nga Zoti", u shpreh Leskaj.