E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Berisha: Të evakuohen urgjentisht banorët

Kryeministri, Sali Berisha deklaroi se do të krijohet Komiteti i Emergjencave Civile, i cili do të shqyrtojë masat dhe planet e marra. Ai ka kërkuar evakuimin e menjëhershëm të banorëve. “Jemi para një situatë emergjente reale. Potencialisht katastrofa qëndron si Shpatë e Demokleut. Detyra jonë është të parandalojmë katastrofën, por kërkoj që zona e Nënshkodrës dhe e Dajçit të evakuohen. Duhet të përgatitemi për të gjitha situatat”, tha Berisha.“Banoret duhet të tregohen të matur dhe të marrin vendim për t’u larguar, pasi qoftë edhe një jetë e humbur është shumë e rëndë për vendin. Trimeri është të gjesh rrugën për ta përballur me mençuri këtë situatë”, u shpreh kryeministri. Në fjalën e rastit, Berisha ka dhënë porositë e tij për autoritetet kompetente. “Përqëndrimi i veçantë duhet në pritat e detit, aty ku situata është më delikate. Mund të jemi prapë para dallgëve të tilla”, tha Berisha ndër të tjerash. Kreu i qeverisë tha më tej, se prurjet në lumenj janë shtuar tej mase. Sipas kryeministrit, deri më tani janë përmbusur më shumë se 1200 hektarë tokë, teksa ka falenderuar autoritet vendore për punën e bërë për gjatë këtyre ditëve. Berisha theksoi se tashmë vendi ndodhet në një situatë emergjence reale.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›